Skip to main content
European Digital Innovation Hubs Network

INTERPRETIMI I REZULTATEVE TË VPD-së PËR NVM-të dhe OSP-të

NVM-të

 

Analiza e përgjithshme e rezultateve

 

Nivel bazik 0-25%

Faleminderit për kohën dhe përpjekjet tuaja për të plotësuar pyetësorin e VPD-së për NVM-të! 

Rezultati juaj mesatar tregon se organizata juaj është në fillim të procesit të saj të transformimit dixhital dhe me siguri mund të përfitojë në mënyrë të konsiderueshme edhe nga investime të kufizuara në teknologjitë dhe aftësitë dixhitale, me qëllim për të përmirësuar operacionet dhe produktet. Investimet tuaja në teknologjitë dixhitale janë ende të kufizuara dhe mbulojnë kryesisht detyrat administrative, ndërsa organizata juaj mund të ndërmarrë hapa (nga pikëpamja e planeve dhe burimeve) për të akomoduar zgjidhje më të avancuara. Ju po përdorni disa nga teknologjitë e zakonshme në operacionet tuaja të përditshme, por ju mund të përfitoni edhe më shumë nga mundësitë që ofrojnë teknologjitë më të fundit të bazuara në internet (p.sh. tregtia elektronike, B2B, B2C etj.) dhe teknologjitë e tjera më të avancuara (p.sh. inteligjenca artificiale). Gjithashtu, ju mund të investoni më shumë në trajnimin e personelit, në punësimin e profesionistëve të specializuar në IT dhe në angazhimin dhe përgatitjen aktive të stafit tuaj lidhur me përvetësimin e zgjidhjeve të reja dixhitale që mund të ndryshojnë mënyrën në të cilën detyrat kryhen aktualisht. Ju do të jeni në gjendje të nxirrni shumë përfitime duke përvetësuar dhe implementuar një strategji holistike të të dhënave, duke përfshirë sigurinë e tyre. Kjo do t'ju mundësojë një rritje në aftësitë e analitikës së të dhënave dhe do të mbështesë proceset tuaja të vendimmarrjes. Gjithashtu, ju mund të përvetësoni teknologji TIK që mund të ndihmojnë organizatën tuaj të bëhet më e qëndrueshme në operacionet e saj (duke ulur gjurmën tuaj mjedisore), ndërsa ju mund t'i jepni përparësi zgjedhjes së produkteve dixhitale miqësore ndaj mjedisit (pajisjet IT). 

Në rastin tuaj, ka një potencial të madh të pashfrytëzuar dhe eksperimentimi dhe përvetësimi i më shumë teknologjive dixhitale mund t'i japin një nxitje të menjëhershme produktivitetit dhe perspektivës së kompanisë suaj. 

Ky rezultat llogaritet si mesatarja e rezultateve që keni marrë në të gjashtë dimensionet e pyetësorit VPD që e keni dorëzuar: i) Strategjia e Biznesit Dixhital ii) Gatishmëria Dixhitale iii) Dixhitalizimi i fokusuar te njeriu iv) Menaxhimi i të dhënave v) Automatizimi dhe Inteligjenca dhe vi) Dixhitalizimi i Gjelbër. Ju inkurajojmë që të lexoni me kujdes interpretimin e rezultateve për secilën nga të gjashtë dimensionet, duke përshirë komentet dhe sugjerimet përkatëse lidhur me statusin tuaj të tanishëm në secilën prej tyre dhe potencialin e paeksploruar që mund ta shfrytëzoni me ndihmë të një EDIH.

 

Nivel i mesëm 26-50%

 

Faleminderit për kohën dhe përpjekjet tuaja për të plotësuar pyetësorin e VPD-së për NVM-të! 

Rezultati juaj mesatar tregon se organizata juaj ka arritur tashmë një nivel mesatar të pjekurisë dixhitale, megjithatë ka ende hapësirë për përmirësim. Ju mund të nxirrni përfitime të konsiderueshme nga investime shtesë në teknologji dhe aftësi dixhitale për të përmirësuar operacionet dhe produktet tuaja. Investimet tuaja të tanishme në teknologjitë dixhitale mbulojnë një gamë operacionesh kryesore të biznesit, por ju mund të rrisni nivelin tuaj të gatishmërisë (nga pikëpamja e planeve dhe burimeve) në mënyrë që të akomodoni zgjidhje më të avancuara. Ju po përdorni një numër teknologjish të zakonshme për operacionet tuaja, por mund të përfitoni më shumë nga përvetësimi i teknologjive më të përparuara (p.sh. Sistemet e Menaxhimit të Informacionit, ERP, tregtia elektronike, B2B, B2C, B2G, rrjetet sociale etj.) dhe teknologji të tjera më përçarëse (p.sh. IA). Personeli juaj ka një nivel mesatar aftësish dixhitale, megjithatë për të përparuar në transformimin tuaj dixhital do të keni nevojë për trajnim të planifikuar dhe të realizuar mirë për personelin dhe profesionistët e specializuar në IT që ju mbështesin. Menaxhmenti dhe stafi duhet të inkurajohen për t'u angazhuar plotësisht dhe për të mbështetur përvetësimin e zgjidhjeve dixhitale të reja pa frikë nga ndryshimet që do të vijnë. Ndoshta keni tashmë shumë informacione biznesi në formë dixhitale, por do të përfitoni shumë nga një strategji gjithëpërfshirëse e të dhënave, duke përfshirë sigurinë e të dhënave. Kjo do t'ju mundësojë një rritje në aftësitë e analitikës së të dhënave dhe do të mbështesë procese vendimmarrëse me cilësi të lartë. Teknologjitë TIK mund të përvetësohen për të ndihmuar organizatën tuaj që të bëhet më e qëndrueshme në operacionet e saj (duke ulur gjurmën tuaj mjedisore), ndërsa ju mund t'i jepni përparësi zgjedhjes së produkteve dixhitale miqësore ndaj mjedisit (pajisjet IT).

Përmirësimi i pjekurisë dixhitale të firmës suaj mund të rrisë konkurrueshmërinë tuaj dhe do t'ju sjellë më afër konkurrentëve dixhitalisht më të pjekur në tregun tuaj të interesit. Gjithashtu, kjo do t'ju ofrojë një avantazh konkurrues përpara konkurrentëve më pak të zhvilluar dixhitalisht. 

Ky rezultat llogaritet si mesatarja e rezultateve që keni marrë në të gjashtë dimensionet e pyetësorit VPD që e keni dorëzuar: i) Strategjia e Biznesit Dixhital ii) Gatishmëria Dixhitale iii) Dixhitalizimi i fokusuar te njeriu iv) Menaxhimi i të dhënave v) Automatizimi dhe Inteligjenca dhe vi) Dixhitalizimi i Gjelbër. Ju inkurajojmë që të lexoni me kujdes interpretimin e rezultateve për secilën nga të gjashtë dimensionet, duke përshirë komentet dhe sugjerimet përkatëse lidhur me statusin tuaj të tanishëm në secilën prej tyre dhe potencialin e paeksploruar që mund ta shfrytëzoni me ndihmë të një EDIH.

 

Nivel mesatarisht i avancuar 50-75%

 

Faleminderit për kohën dhe përpjekjet tuaja për të plotësuar pyetësorin e VPD-së për NVM-të! 

Rezultati juaj mesatar tregon se organizata juaj gjendet tashmë në një fazë mesatarisht të avancuar të procesit të saj të transformimit dixhital. Kjo do të thotë që ju tashmë po korrni përfitime për organizatën tuaj nga përdorimi i teknologjive dixhitale si të zakonshme ashtu edhe, në një masë më të vogël, të avancuara. Edhe pse tashmë jeni në rrugën drejt transformimit dixhital, ju mund të përmirësoni më tej konkurrueshmërinë, qëndrueshmërinë dhe resiliencën përmes investimeve më të synuara në teknologji dhe aftësi dixhitale. Investimet tuaja të tanishme në teknologjitë dixhitale mbulojnë një gamë të gjerë të operacioneve tuaja të biznesit, por ka ende hapësirë për të rritur nivelin tuaj të gatishmërisë (për sa u përket planeve dhe burimeve) në mënyrë që të akomodoni zgjidhje më të sofistikuara. Aktualisht po përdorni shumicën e teknologjive të zakonshme në dispozicion për operacionet tuaja, por ka ende shumë potencial të pashfrytëzuar nga përvetësimi i teknologjive më të avancuara, duke përfshirë ato më përçarëse (p.sh. IA). Personeli juaj ka një nivel të rritur aftësish dixhitale, megjithatë për të përparuar në transformimin tuaj dixhital do të keni nevojë për një program trajnimi të planifikuar dhe të realizuar mirë për personelin dhe profesionistët e specializuar në IT që ju mbështesin. Menaxhmenti dhe stafi i të gjitha niveleve duhet të inkurajohen për t'u angazhuar plotësisht dhe për të mbështetur përvetësimin e zgjidhjeve dixhitale më të avancuara pa frikë nga ndryshimet që do të vijnë. Aftësitë tuaja lidhur me menaxhimin dhe sigurinë e të dhënave janë të avancuara, por ju mund të përfitoni më shumë nga teknologjitë dixhitale që do t’ju sjellin inteligjencën e biznesit që ju nevojitet për të tejkaluar konkurrencën. Më shumë teknologji TIK mund të përvetësohen për të ndihmuar organizatën tuaj që të bëhet më e qëndrueshme në operacionet e saj (duke ulur gjurmën tuaj mjedisore), ndërsa ju mund të rrisni edhe më shumë aftësitë tuaja lidhur me përzgjedhjen dhe përdorimin e produkteve dixhitale miqësore ndaj mjedisit (pajisjet IT). 

Investimet e reja në dixhitalizim do të sjellin pjekurinë dixhitale të firmës suaj në një nivel të ri më të avancuar, duke ju dhënë përparësi të konsiderueshme përpara konkurrentëve në rajonin tuaj dhe më gjerë në tregun tuaj të interesit. 

Ky rezultat llogaritet si mesatarja e rezultateve që keni marrë në të gjashtë dimensionet e pyetësorit VPD që e keni dorëzuar: i) Strategjia e Biznesit Dixhital ii) Gatishmëria Dixhitale iii) Dixhitalizimi i fokusuar te njeriu iv) Menaxhimi i të dhënave v) Automatizimi dhe Inteligjenca dhe vi) Dixhitalizimi i Gjelbër. Ju inkurajojmë që të lexoni me kujdes interpretimin e rezultateve për secilën nga të gjashtë dimensionet, duke përshirë komentet dhe sugjerimet përkatëse lidhur me statusin tuaj të tanishëm në secilën prej tyre dhe potencialin e paeksploruar që mund ta shfrytëzoni me ndihmë të një EDIH.

 

Nivel i avancuar 76-100%

 

Faleminderit për kohën dhe përpjekjet tuaja për të plotësuar pyetësorin e VPD-së për NVM-të! 

Rezultati juaj mesatar tregon se organizata juaj gjendet në një fazë shumë të avancuar të procesit të saj të transformimit dixhital. Kjo do të thotë që ju jeni tashmë një nga kryesuesit dhe organizata juaj ka korrur përfitime nga përdorimi i teknologjive dixhitale për mjaft kohë. Ju po përdorni teknologji si të zakonshme ashtu edhe më të avancuara për aspekte të ndryshme të operacioneve tuaja. Edhe pse tashmë jeni të avancuar, ju mund të përmirësoheni më tej në fusha të tilla si qëndrueshmëria dhe konkurrenca, duke eksperimentuar/implementuar teknologji dixhitale më të reja dhe më përçarëse. 

Investime të reja më të fokusuara në teknologjitë e avancuara të dixhitalizimit, për shembull IA, mund t'ju ndihmojnë që të arrini një nivel pjekurie dixhitale që do të rrisë konkurrueshmërinë tuaj globale në tregun tuaj të interesit. 

Ky rezultat llogaritet si mesatarja e rezultateve që keni marrë në të gjashtë dimensionet e pyetësorit VPD që e keni dorëzuar: i) Strategjia e Biznesit Dixhital ii) Gatishmëria Dixhitale iii) Dixhitalizimi i fokusuar te njeriu iv) Menaxhimi i të dhënave v) Automatizimi dhe Inteligjenca dhe vi) Dixhitalizimi i Gjelbër. Ju inkurajojmë që të lexoni me kujdes interpretimin e rezultateve për secilën nga të gjashtë dimensionet, duke përshirë komentet dhe sugjerimet përkatëse lidhur me statusin tuaj të tanishëm në secilën prej tyre dhe potencialin e paeksploruar që mund ta shfrytëzoni me ndihmë të një EDIH.

 

  1. Analiza e pikëve për dimension

 

  1. Strategjia e Biznesit Dixhital

Nivel bazik 0-25%

Kompanitë në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë shumë të hershme nga pikëpamja e strategjisë së biznesit dhe investimeve në dixhitalizim. Kjo do të thotë se ka mundësi të konsiderueshme të përmirësimit. Për të përmirësuar nivelin e dixhitalizimit, mund të filloni duke përcaktuar një plan të qartë dhe duke identifikuar mjetet financiare për ta mbështetur. Investimet fillestare në teknologjitë dixhitale për të modernizuar pjesërisht organizatën tuaj janë një hap i parë i mirë. Ju mund të përfitoni më tej nga automatizimi i pjesëve të rëndësishme të operacioneve tuaja, siç janë prodhimi dhe shërbimet ndaj klientëve etj. Gjithashtu, ju mund të fitoni avantazhe, duke përdorur teknologji dixhitale më të avancuara në fusha të tilla si logjistika, marketingu dhe shitjet, blerja dhe prokurimi, dhe siguria e përparuar. 

Për sa i përket planifikimit strategjik, ndoshta ju keni identifikuar disa teknologji, por ka shumë mundësi të tjera të dixhitalizimit që mund të mbështesin objektivat e biznesit tuaj. Ju duhet të caktoni një buxhet për të përmirësuar infrastrukturën tuaj të IT-së dhe për të siguruar angazhimin e menaxhmentit në mënyrë që të përfitoni plotësisht nga ajo. Ndryshimet në nivel organizimi dhe procesesh që janë të nevojshme për dixhitalizimin e ndërmarrjes suaj mund të kërkojnë edhe rekrutimin e një stafi më të fortë të IT-së.

 

Nivel i mesëm 26-50%

 

Kompanitë në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë të hershme nga pikëpamja e strategjisë së biznesit dhe investimeve në dixhitalizim. Kjo do të thotë se ka shumë potencial për përmirësim. Ju keni një plan fillestar, si edhe burimet fillestare dhe menaxhimi juaj është i pranueshëm, por keni nevojë për të intensifikuar angazhimin dhe përpjekjet për rritjen e dixhitalizimit. Ndoshta ju keni investuar në teknologjitë dixhitale në njëfarë mase për të modernizuar operacionet e biznesit tuaj, duke përfshirë dizajnin e produkteve/shërbimeve, planifikimin dhe menaxhimin e projektit. Ju mund të përfitoni më tej nga automatizimi i pjesëve të rëndësishme të operacioneve tuaja, siç janë prodhimi dhe shërbimet ndaj klientëve etj. Gjithashtu, ju mund të përfitoni nga implementimi i teknologjive dixhitale më të avancuara në fusha të tilla si logjistika, marketingu dhe shitjet, blerja dhe prokurimi, dhe siguria e përparuar. Ju keni infrastrukturën e nevojshme të IT-së për të mbështetur një nivel fillestar dixhitalizimi. Keni edhe personel të kualifikuar të IT-së, megjithëse në një masë të kufizuar.

Për më tepër, ju mund të rrisni rëndësinë strategjike të dixhitalizimit për biznesin tuaj në mënyrë që të arrini një ndikim më pozitiv në proceset ose kostot e brendshme/të jashtme. Ju duhet të caktoni një buxhet më të madh për të përmirësuar infrastrukturën tuaj të IT-së dhe për të siguruar angazhimin e menaxhmentit dhe stafit në mënyrë që të përfitoni plotësisht nga ajo. Ndryshimet në nivel organizimi dhe procesesh që janë të nevojshme për dixhitalizimin e ndërmarrjes suaj mund të kërkojnë rekrutimin e më shumë stafi IT dhe me shumë specialistëve dixhitalë.

 

Nivel mesatarisht i avancuar 50-75%

 

Kompanitë në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë mesatarisht të avancuar nga pikëpamja e strategjisë së biznesit dhe investimeve në dixhitalizim. Ju korrni tashmë përfitime, por ka ende potencial të pashfrytëzuar. Ju keni një plan dhe burime specifike, si edhe një angazhim të fortë menaxhimi. Investimet e tanishme dhe të planifikuara në dixhitalizim janë bërë me qëllim të optimizimit të proceseve / operacioneve të brendshme dhe uljes së kostove.

Megjithatë, ju mund të përmirësoni më tej cilësinë e produkteve ose shërbimeve përmes dixhitalizimit. Përveç kësaj, plani juaj i dixhitalizimit duhet të implementohet vendosmërisht dhe investimet e planifikuara diku në të ardhmen e afërt duhet të konkretizohen. Menaxherët e lartë janë të përgatitur ose të gatshëm për të udhëhequr ndryshimet në nivel organizimi ose procesesh që janë të nevojshme për të mbështetur dixhitalizimin e ndërmarrjes. Stafi i IT-së luan një rol në dixhitalizim – por mund t'i besohet një rol më i madh në vendimmarrjen lidhur me dixhitalizimin e biznesit. Ndoshta ju duhet të rekrutoni specialistë dixhitalë për të mbështetur një nivel më të lartë dixhitalizimi. Në të ardhmen e afërt, ju mund të konsideroni të zbatoni modele biznesi të drejtuara në një mënyrë më dixhitale dhe më intensive nga pikëpamja e të dhënave. Gjithashtu, ju mund të konsideroni të ofroni më shumë produkte dhe/ose shërbime me funksionalitete ose veçori dixhitale. 

 

Nivel i avancuar 76-100%

 

Kompanitë në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë shumë të avancuar nga pikëpamja e strategjisë së biznesit dhe investimeve në dixhitalizim. Dixhitalizimi është tashmë një përparësi për kompaninë tuaj. Ju keni investuar tashmë gjerësisht në teknologjitë dixhitale dhe keni plane për investime të mëtejshme. Ju po ndiqni një plan të qartë dixhitalizimi dhe keni caktuar burimet e nevojshme (njerëzit dhe buxhetin) për ta mbështetur atë, duke përfshirë investimet e planifikuara në teknologjitë dixhitale gjatë viteve të ardhshme. 

Investimet e rëndësishme në dixhitalizim tashmë kanë kontribuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe/ose produkteve tuaja, diversifikimin dhe internalizimin e aktiviteteve tregtare, optimizimin e proceseve/operacioneve të brendshme dhe uljen e kostove. Menaxherët e lartë janë të përkushtuar për të udhëhequr më tej ndryshimet në nivel organizimi dhe procesesh, që janë të nevojshme për të mbështetur dixhitalizimin e ndërmarrjes dhe stafi ka mjaft aftësi dixhitale.

Ju mund të arrini më shumë përfitime duke zbatuar teknologji shumë të specializuara siç janë inteligjenca artificiale, analitika e përparuar e dhënave, modele biznesi të drejtuara në mënyrë dixhitale etj.

 

  1. Gatishmëria dixhitale

Nivel bazik 0-25%

Kompanitë në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë shumë të hershme nga pikëpamja e gatishmërisë dixhitale (përvetësimit të teknologjive dixhitale). Ju përdorni tashmë një numër të vogël të teknologjive dixhitale të zakonshme, por me aplikime shumë të kufizuara të biznesit. Kompania juaj ka shumë potencial të paeksploruar për të rritur produktivitetin e brendshëm dhe për t'u shërbyer më mirë klientëve të saj, duke përdorur teknologji dixhitale, si të zakonshme ashtu edhe më të avancuara. 

Kompania juaj do të përfitonte shumë nëse merrni parasysh zbatimin e një numri teknologjish dixhitale që mund të rrisin shitjet tuaja (p.sh. e-commerce, e-marketing etj.), të përmirësojnë efikasitetin e biznesit (Sistemet e Menaxhimit të Informacionit, ERP), të përmirësojnë kënaqësinë e klientit (mjetet e bazuara në internet për të komunikuar me klientët), të përmirësojnë aftësitë e personelit/të rrisin kënaqësinë e personelit dhe mbajtjen [bashkëpunimi i biznesit në distancë (teleworking, mësimi virtual, etj.)].

 

* Teknologjitë dixhitale të zakonshme përfshijnë: infrastrukturën e ndërlidhjes, faqen e internetit të kompanisë, mjetet e bazuara në internet për të komunikuar me klientët, bisedat e drejtpërdrejta/rrjetet sociale/chatbotët për të komunikuar me klientët, tregtinë elektronike (B2B, B2C), marketingun elektronik (përfshirë reklamat në internet, mediat sociale për biznesin etj.), e-qeverinë, mjetet e bashkëpunimit të biznesit në distancë (p.sh. puna në distancë, videokonferencat, mësimi virtual, etj.), portali i intranetit, Sistemet e Menaxhimit të Informacionit (ERP, CRM, SCM etj.)

* Teknologjitë dixhitale të avancuara përfshijnë (në mënyrë indikative): Aplikacionet e Inteligjencës Artificiale (AI), robotët, realitetin virtual/të shtuar, aplikacionet CAD, IoT, sensorët inteligjentë, blockchain-ët, printimin 3D etj. 

 

Nivel i mesëm 26-50%

 

Kompanitë në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë të hershme nga pikëpamja e gatishmërisë dixhitale (përvetësimit të teknologjive dixhitale). Në kompaninë tuaj, ju po përdorni disa, por jo të gjitha teknologjitë dixhitale të zakonshme. Zgjidhjet dixhitale përdoren në një numër fushash biznesi, kryesisht në administratë dhe menaxhim. Ju mund të përfitoni më shumë nga implementimi i teknologjive dixhitale të specializuara ose të avancuara.

Kompania juaj do të përfitojë shumë nëse merrni parasysh përshpejtimin e përdorimit të një numri teknologjish dixhitale që mund të rrisin shitjet tuaja (p.sh. tregtia elektronike, e-marketingu etj.), të përmirësojnë efikasitetin e biznesit (Sistemet e Menaxhimit të Informacionit, ERP), të përmirësojnë nivel të kënaqësisë së klientëve (mjetet e bazuara në internet për të komunikuar me klientët), të përmirësojnë aftësitë e personelit/ të rrisin nivelin e kënaqësisë dhe mbajtjes së personelit [bashkëpunimi i biznesit në distancë (puna në distancë, mësimi virtual, etj.)].

* Teknologjitë dixhitale të zakonshme përfshijnë: infrastrukturën e ndërlidhjes, faqen e internetit të kompanisë, mjetet e bazuara në internet për të komunikuar me klientët, bisedat e drejtpërdrejta/rrjetet sociale/chatbotët për të komunikuar me klientët, tregtinë elektronike (B2B, B2C), marketingun elektronik (përfshirë reklamat në internet, mediat sociale për biznesin etj.), e-qeverinë, mjetet e bashkëpunimit të biznesit në distancë (p.sh. puna në distancë, videokonferencat, mësimi virtual, etj.), portali i intranetit, Sistemet e Menaxhimit të Informacionit (ERP, CRM, SCM etj.)

* Teknologjitë dixhitale të avancuara përfshijnë (në mënyrë indikative): Aplikacionet e Inteligjencës Artificiale (AI), robotët, realitetin virtual/të shtuar, aplikacionet CAD, IoT, sensorët inteligjentë, blockchain-ët, printimin 3D etj. 

 

Nivel mesatarisht i avancuar 50-75%

 

Kompanitë në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë mesatarisht të avancuar nga pikëpamja e gatishmërisë  dixhitale (përvetësimit të teknologjive dixhitale). Ka të ngjarë që ju tashmë po korrni përfitimet që mund t’i ofrojnë teknologjitë dixhitale të zakonshme. Ju keni një infrastrukturë të fuqishme të ndërlidhjes dhe përdorni teknologjitë dhe aplikacionet e internetit, për të siguruar komunikimin me klientët dhe/ose shitjet, si edhe me qëllime të marketingut. Ndoshta nuk keni vendosur plotësisht aplikacione të avancuara ose të integruara të biznesit, siç janë ERP, CRM dhe SCM, por ka shumë të ngjarë që konsideroni ta bëni atë së shpejti. 

Akoma nuk e keni shfrytëzuar potencialin e teknologjive dixhitale më të specializuara ose të avancuara, të cilat mund të ofrojnë një avantazh konkurrues të vërtetë në funksionimin tuaj në fushën e prodhimit/shitjes/marketingut/shërbimit ndaj klientit. Zgjidhjet dixhitale përdoren më së shumti në operacionet e brendshme, siç janë administrimi dhe menaxhimi, por gjithashtu në komunikimin me klientin dhe shërbimin ndaj klientit. Tashmë jeni në rrugën drejt transformimit dixhital, por mund të përshpejtoni testimin dhe implementimin e teknologjive më të avancuara për të mbyllur hendekun me kompanitë dixhitalisht më të avancuara në sektor, rajon dhe më gjerë. 

 

* Teknologjitë dixhitale të zakonshme përfshijnë: infrastrukturën e ndërlidhjes, faqen e internetit të kompanisë, mjetet e bazuara në internet për të komunikuar me klientët, bisedat e drejtpërdrejta/rrjetet sociale/chatbotët për të komunikuar me klientët, tregtinë elektronike (B2B, B2C), marketingun elektronik (përfshirë reklamat në internet, mediat sociale për biznesin etj.), e-qeverinë, mjetet e bashkëpunimit të biznesit në distancë (p.sh. puna në distancë, videokonferencat, mësimi virtual, etj.), portali i intranetit, Sistemet e Menaxhimit të Informacionit (ERP, CRM, SCM etj.)

* Teknologjitë dixhitale të avancuara përfshijnë (në mënyrë indikative): Aplikacionet e Inteligjencës Artificiale (AI), robotët, realitetin virtual/të shtuar, aplikacionet CAD, IoT, sensorët inteligjentë, blockchain-ët, printimin 3D etj. 

 

Nivel i avancuar 76-100%

 

Kompanitë në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë shumë të avancuar nga pikëpamja e gatishmërisë dixhitale (përvetësimit të teknologjive dixhitale). Ju po përfitoni nga përdorimi praktikisht i shumicës së teknologjive dixhitale të zakonshme në dispozicion në operacionet tuaja të brendshme dhe të jashtme. Zgjidhjet dixhitale përdoren në shumicën e fushave të biznesit, duke përfshirë administrimin dhe menaxhimin, marketingun, prokurimin, logjistikën, shërbimin ndaj klientit etj. Gjithashtu, ju po përfitoni nga Sistemet e Integruara të Menaxhimit të Informacionit si ERP, CRM, SCM. Ndoshta keni filluar të eksperimentoni ose të implementoni teknologji dixhitale më të avancuara në fusha specifike të biznesit të kompanisë dhe po eksploroni në mënyrë aktive se si të përfitoni më shumë nga ato.

Ju jeni mjaft të avancuar në përdorimin e teknologjive dixhitale të zakonshme, por keni edhe nivelin e nevojshëm të gatishmërisë për të korrur përfitime nga implementimi i teknologjive dixhitale të specializuara dhe më të avancuara. Këto do t’ju sigurojnë një avantazh konkurrues unik në operacionet tuaja dhe do t'ju afrojnë me konkurrentët tuaj më të përparuar në Evropë dhe më gjerë.

 

 * Teknologjitë dixhitale të zakonshme përfshijnë: infrastrukturën e ndërlidhjes, faqen e internetit të kompanisë, mjetet e bazuara në internet për të komunikuar me klientët, bisedat e drejtpërdrejta/rrjetet sociale/chatbotët për të komunikuar me klientët, tregtinë elektronike (B2B, B2C), marketingun elektronik (përfshirë reklamat në internet, mediat sociale për biznesin etj.), e-qeverinë, mjetet e bashkëpunimit të biznesit në distancë (p.sh. puna në distancë, videokonferencat, mësimi virtual, etj.), portali i intranetit, Sistemet e Menaxhimit të Informacionit (ERP, CRM, SCM etj.)

* Teknologjitë dixhitale të avancuara përfshijnë (në mënyrë indikative): Aplikacionet e Inteligjencës Artificiale (AI), robotët, realitetin virtual/të shtuar, aplikacionet CAD, IoT, sensorët inteligjentë, blockchain-ët, printimin 3D etj. 

 

  1. Dixhitalizimi i fokusuar te njeriu

Nivel bazik 0-25%

Kompanitë në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë shumë të hershme nga pikëpamja e dixhitalizimit të fokusuar te njeriu (zhvillimit të aftësive për dixhitalizimin). Potenciali nga përmirësimi i aftësive dixhitale të stafit do të bëhet më i qartë në nivel të menaxhimit dhe/ose operacional. Kompania juaj mund të fillojë duke kryer një vlerësim të aftësive dixhitale të stafit. Pas kësaj do të kryhet një plan trajnimi konkret për të riaftësuar stafin ose për të ngritur aftësitë e tij. Ju duhet të konsideroni mundësinë të ofroni më shumë trajnime ose mjete mësimi online për stafin në mënyrë që ai të fitojë/përmirësojë aftësitë dixhitale. Aktualisht, aftësitë dixhitale të stafit janë bazike dhe vendet e punës nuk janë ridizajnuar ende për epokën dixhitale. 

Në këtë etapë ka një potencial të madh të pashfrytëzuar për të rritur arsimimin dixhital të të punësuarve tuaj, edhe duke filluar me investime të kufizuara.

 

Nivel i mesëm 26-50%

 

Kompanitë në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë akoma në një fazë të hershme nga pikëpamja e dixhitalizimit të fokusuar te njeriu (zhvillimit të aftësive për dixhitalizimin). Ka të ngjarë që menaxhmenti juaj të ketë kuptuar rëndësinë dhe potencialin e trajnimit të stafit në fushën e teknologjive dixhitale dhe të ketë ndërmarrë disa hapa në atë drejtim. Si hap vijues, mund të vendosni një plan të detajuar trajnimi për të riaftësuar stafin ose për të ngritur aftësitë e tij. Ofrohen disa mësime online dhe opsione të tjera të vetë-mësimit për të fituar/rritur aftësitë dixhitale, por ju mund t'i përshtatni më mirë për nevojat e tyre specifike dhe/ose kërkesat e trajnimit. Ju mund të kombinoni trajnimin me mundësitë e eksperimentimit dhe autonominë për të ekzekutuar vendime ose për të inovuar. Ju duhet të ofroni mundësi zhvillimi për karrierën e të punësuarve më shumë dixhitale dhe të ridizajnoni në mënyrë të mjaftueshme vendet e punës për epokën dixhitale. Aftësitë dixhitale të stafit duhet të korrespondojnë me ato që kërkohen për modernizimin e funksioneve të tyre të punës. 

Ka shumë potencial të pashfrytëzuar dhe prandaj kompania juaj duhet të krijojë një plan trajnimi bazuar në planet tuaja të dixhitalizimit për të ardhmen e afërt. Gjithashtu, ju mund të përfitoni nga mundësitë përkatëse të financimit nga programe të ndryshme për të riaftësuar stafin tuaj dhe për të ngritur aftësitë e tij. Si rezultat, stafi i trajnuar do të jetë më i hapur ndaj implementimit të teknologjive dixhitale të reja dhe më mbështetës ndaj ndryshimeve që përndryshe mund të krijojnë frikë lidhur me humbjen e vendeve të punës. Rritja e aftësive dixhitale do t'ju sigurojë mjedisin e nevojshëm për të punësuar personel me njohuri të avancuara të IT-së dhe do t'u ofrojë atyre një rrugë karriere. 

 

Nivel mesatarisht i avancuar 50-75%

 

Kompanitë në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë mesatarisht të avancuar nga pikëpamja e dixhitalizimit të fokusuar te njeriu (zhvillimit të aftësive për dixhitalizimin). Kompania juaj ka vendosur tashmë një plan trajnimi për të riaftësuar stafin/për të ngritur aftësitë e tij, por ju mund të përfshini më shumë teknologji dixhitale të avancuara që do të implementohen në të ardhmen e afërt. Aftësimi/ngritja e aftësive në fushën e teknologjive dixhitale është një përparësi dhe të punësuarve u ofrohet trajnim në fushën e aftësive dixhitale, por duhet ta përshtatni gjithmonë me nevojat e tyre specifike dhe kërkesat e trajnimit në punë. Gjithashtu, kompania mund të jetë e vetëdijshme për mundësitë e financimit të trajnimit me qëllim për të rritur aftësitë dixhitale të personelit dhe ndoshta përfiton tashmë nga këto mundësi. 

Stafi është mjaft i aftë për të kryer punën e vet me mjete dixhitale, por ju mund ta inkurajoni më shumë që të eksperimentojë me mjete të reja për të përmbushur vendime ose për të inovuar. Stafi është i përfshirë në njëfarë mase në dizajnimin dhe zhvillimin e dixhitalizimit të produkteve/shërbimeve/proceseve. Mundësitë e zhvillimit të karrierës për të punësuar me aftësi dixhitale janë në dispozicion. Vendet e punës janë ridizajnuar për epokën dixhitale, duke përfshirë mjedise pune inovative/të përmirësuara në mënyrë dixhitale, dhe ato mund të mbështeten nga një shërbim të mbështetjes dixhitale. Aftësitë dixhitale të stafit janë thelbësisht të përshtatshme për funksionet e tyre të punës. 

 

Nivel i avancuar 76-100%

 

Kompanitë në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë shumë të avancuar nga pikëpamja e dixhitalizimit të fokusuar te njeriu (zhvillimit të aftësive për dixhitalizimin). Ka një plan gjithëpërfshirës trajnimi për të riaftësuar stafin ose për të ngritur aftësitë e tij dhe ky plan ekzekutohet/monitorohet në mënyrë aktive. Trajnimi gjithëpërfshirës për teknologjitë e avancuara ose aftësitë dixhitale u ofrohet shpesh dhe/ose rregullisht të punësuarve, duke e përshtatur për nevojat e tyre specifike dhe kërkesat e trajnimit. Trajnimi kombinhet shpesh me mundësitë e eksperimentimit dhe autonominë për të ekzekutuar vendime ose për të inovuar. Mundësitë e zhvillimit të karrierës për të punësuar me aftësi dixhitale janë në dispozicion. Stafi është i angazhuar në mënyrë aktive në strategjinë e kompanisë. Vendet e punës janë ridizajnuar për epokën dixhitale, duke përfshirë mjedise pune inovative/të përmirësuara në mënyrë dixhitale, dhe mbështeten nga një shërbim të mbështetjes dixhitale. Aftësitë dixhitale të stafit janë të avancuara. 

 

  1. Menaxhimi i të dhënave

Nivel bazik 0-25%

Kompanitë në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë shumë të hershme nga pikëpamja e menaxhmentit të të dhënave (përfshirë ruajtjen, qasjen, shfrytëzimin dhe sigurinë e të dhënave). Ju mund të filloni duke vendosur një politikë/plan/grup masash lidhur me të dhënat dhe të planifikoni tranzicionin e të dhënave të ruajtura në letër në të dhëna të ruajtura në mënyrë dixhitale. Në këtë moment, vetëm disa lloje dokumentesh janë dixhitalizuar dhe një sasi e vogël të dhënash ruhet në mënyrë dixhitale. Ky tranzicion do të kërkojë një plan sigurie për të dhënat dhe një proces sigurie kibernetike dhe jo vetëm mjetet e sigurisë kibernetike të nivelit bazë që përdoren sot. 

Duke marrë parasysh që kompania juaj është në një fazë kaq të hershme, ajo ka një potencial të pashfrytëzuar të madh për të përparuar në procesin e dixhitalizimit, duke krijuar një masë kritike të dhënash që do të ofrojë perspektiva të reja lidhur me fusha të ndryshme të operacioneve. Ky proces do të mbahet paralelisht me implementimin e masave më të avancuara të sigurisë së të dhënave, të cilat kanë për qëllim të sigurohet që të dhënat dhe informacionet e rëndësishme të mbrohen siç duhet.

 

Nivel i mesëm 26-50%

 

Kompanitë në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë të hershme nga pikëpamja e menaxhmentit të të dhënave (përfshirë ruajtjen, qasjen, shfrytëzimin dhe sigurinë e të dhënave). Ju duhet të ndiqni nga afër një politikë/plan/grup masash konkrete lidhur me menaxhimin e të dhënave. Disa të dhëna ruhen në formë dixhitalisht të strukturuar, sidomos në rast të proceseve administrative/financiare. Megjithatë, niveli i shkëmbimit të të dhënave dhe integrimit midis aplikacioneve të ndryshme mund të përmirësohet. Të dhënat nuk shfrytëzohen plotësisht për operacionet e biznesit dhe nuk informojnë vendimmarrjen në një nivel që mund të bëjë një ndryshim. Ekziston një nivel i moderuar i mbrojtjes së të dhënave me anë të mjeteve të zakonshme të sigurisë kibernetike, por jo një politikë konkrete dhe gjithëpërfshirëse e sigurisë kibernetike. 

Duke marrë parasysh që jeni në këtë kategori, ju keni një potencial të paeksploruar  të madh, të cilin ju mund ta shfrytëzoni, duke vendosur një strategji të përshtatshme për menaxhimin e të dhënave, që përfshin sigurinë kibernetike. Duke investuar më shumë burime, ju mund të përfitoni nga mbajtja e shumicës së të dhënave dhe proceseve të kompanisë në format dixhital, të integruara përmes sistemeve ndërvepruese dhe gjithashtu nga qasja në të dhëna nga pajisje dhe vendndodhje të ndryshme. Të dhënat e strukturuara mund të futen në aplikacione për analitikën e të dhënave, duke i siguruar kompanisë suaj inteligjencën e nevojshme për të marrë vendime të rëndësishme biznesi dhe për t'u shërbyer më mirë klientëve të saj. Gjithashtu, ju do të përfitoni nga një politikë gjithëpërfshirëse e sigurisë kibernetike me masa që do ta mbrojnë ndërmarrjen dhe të dhënat e klientëve të saj nga kërcënimet kibernetike dhe me plane të përshtatshme në rast urgjence.

 

Nivel mesatarisht i avancuar 50-75%

 

Kompanitë në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë mesatarisht të avancuar nga pikëpamja e menaxhmentit të të dhënave (përfshirë ruajtjen, qasjen, shfrytëzimin dhe sigurinë e të dhënave). Ju keni vendosur tashmë një politikë/plan/grup masash konkrete lidhur me menaxhimin dhe shfrytëzimin e të dhënave tuaja. Dokumentet dhe proceset janë dixhitalizuar në shumë funksione biznesi dhe fusha operacionale. Shumica e të dhënave ruhen në formë dixihitalisht të strukturuar dhe ka tashmë një shkallë të integrimit dhe ndërveprimit të të dhënave midis sistemeve të ndryshme të IT-së. Ju konsideroni që analitika e të dhënave është e rëndësishme për operacionet e biznesit dhe vendimmarrjen e informuar, sepse ndihmon në optimizimin e proceseve tuaja dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj klientëve. Ju keni një plan të sigurisë kibernetike dhe keni identifikuar masat që duhen marrë në rast të urgjencës kibernetike. Ka mjete për bërjen e kopjeve rezervë dhe ndërgjegjësim ndër personelin lidhur me rëndësinë e mbrojtjes nga kërcënimet kibernetike. Trajnimet dhe ngjarjet ndërgjegjësuese lidhur me sigurinë kibernetike janë në dispozicion të stafit. 

Duke marrë parasysh që jeni në këtë kategori, ju keni akoma shumë potencial për të përforcuar kompaninë tuaj, duke përdorur të dhënat më shumë dhe më mirë. Ju mund të përmirësoni më tej integrimin e të dhënave dhe ndërveprimin midis sistemeve që mbulojnë fusha të ndryshme (prodhimi, shitjet, marketingu, burimet njerëzore, shërbimi ndaj klientit etj.). Kjo do t'ju ndihmojë që të merrni vendime në një nivel më strategjik. Ju mund t'i bëni të dhënat tuaja të arritshme në kohë reale nga pajisje dhe vendndodhje të ndryshme, gjithashtu për stafin tuaj (p.sh. puna në distancë). Kur i përmirësoni aftësitë tuaja të menaxhimit të të dhënave, duhet të implementoni politika të fuqishme të sigurisë së të dhënave, si edhe plane në rast urgjence dhe plane të vazhdimësisë së biznesit në rast të kërcënimeve kibernetike serioze.

 

Nivel i avancuar 76-100%

 

Kompanitë në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë shumë të avancuar nga pikëpamja e menaxhmentit të të dhënave (përfshirë ruajtjen, qasjen, shfrytëzimin dhe sigurinë e të dhënave). Dokumentet dhe proceset janë të dixhitalizuara në të gjitha ose në shumicën e funksioneve dhe fushave të biznesit, duke përfshirë proceset administrative/financiare, marrëdhëniet me klientët, proceset e prodhimit ose shërbimit dhe logjistikën. Të gjitha të dhënat ruhen në formë dixhitalisht të strukturuar. Mbledhja dhe përdorimi i të dhënave janë vendimtarë për organizatën. Shumica dërrmuese e të dhënave të kompanisë mblidhen dhe përdoren për të gjitha proceset/operacionet kryesore. 

Të dhënat përdoren në marrjen e shumicës së vendimeve dhe optimizojnë shumicën e proceseve. Zgjidhjet/standardet e përshtatshme janë implementuar për të lehtësuar shkëmbimin e të dhënave. Planet e sigurisë kibernetike janë të pranishme dhe zbatohen politika dhe masa specifike për të mbrojtur të dhënat e kompanisë nga kërcënimet kibernetike. Ka një plan që mbulon të gjitha të dhënat e brendshme dhe të klientëve, si edhe politika lidhur me bërjen e kopjeve të plota rezervë. Ndërgjegjësimi i stafit përmes trajnimit lidhur me kërcënimet kibernetike është i lartë dhe i qëndrueshëm. Ka një plan të vazhdimësisë së biznesit në rast të një ngjarjeje katastrofike si pasojë e një sulmi kibernetik.

 

  1. Automatizimi dhe inteligjenca

Nivel bazik 0-25%

Kompanitë në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë shumë të hershme nga pikëpamja e automatizimit dhe inteligjencës (të lehtësuar nga mjetet dixhitale të përfshira në procesin e biznesit). Nuk ka ende detyra të automatizuara. Inteligjenca artificiale dhe automatizimi nuk kanë mbështetur asnjë aktivitet biznesi, tregtar ose operacional. 

 

Nivel i mesëm 26-50%

 

Kompanitë në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë të hershme nga pikëpamja e automatizimit dhe inteligjencës (të lehtësuar nga mjetet dixhitale të përfshira në procesin e biznesit).

Mundësisht, automatizimi përmes mjeteve dixhitale përdoret në mënyrë të pjesshme dhe ad-hoc në disa detyra, zakonisht procese administrative. Inteligjenca artificiale dhe automatizimi nuk kanë mbështetur aktivitete tregtare ose operacionale. Përvetësimi i inteligjencës artificiale dhe automatizimit nuk ka çuar ende në ndonjë rritje të matshme të produktivitetit. 

 

Nivel mesatarisht i avancuar 50-75%

 

Kompanitë në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë mesatarisht të avancuar nga pikëpamja e automatizimit dhe inteligjencës (të lehtësuar nga mjetet dixhitale të përfshira në procesin e biznesit).

Mundësisht, disa detyra janë pjesërisht të automatizuara dhe të mbështetura nga inteligjenca artificiale. Zakonisht bëhet fjalë për procese administrative dhe financiare. Përvetësimi i inteligjencës artificiale dhe automatizimit ka ndoshta mbështetur aktivitetet tregtare, por nuk është zbatuar me qëllim për të rritur cilësinë e produkteve dhe shërbimeve. Përvetësimi i inteligjencës artificiale dhe automatizimit ka çuar në njëfarë rritje të matshme të produktivitetit.

 

Nivel i avancuar 76-100%

 

Kompanitë në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë shumë të avancuar nga pikëpamja e automatizimit dhe inteligjencës (të lehtësuar nga mjetet dixhitale të përfshira në procesin e biznesit).

Disa detyra janë plotësisht të automatizuara dhe të mbështetura nga inteligjenca artificiale, zakonisht procese administrative dhe financiare. Përvetësimi i inteligjencës artificiale dhe automatizimit ka ndoshta mbështetur aktivitetet tregtare dhe është mundësisht zbatuar me qëllim për të rritur cilësinë e produkteve dhe shërbimeve. Përvetësimi i inteligjencës artificiale dhe automatizimit ka çuar ndoshta në njëfarë rritje të matshme të produktivitetit.

Nëse jeni klasifikuar në kufirin e sipërm të kësaj kategorie, ka shumë të ngjarë që keni përfituar tashmë nga përvetësimi i inteligjencës artificiale dhe llojeve të tjera të automatizimit në nivel të kompanisë, duke shënuar rritje të konsiderueshme të produktivitetit dhe efikasitetit dhe ulje lidhur me mbeturinat dhe kostot.

 

  1. Dixhitalizimi i gjelbër

Nivel bazik 0-25%

Kompanitë në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë shumë të hershme nga pikëpamja e dixhitalizimit të gjelbër*. Kompania juaj duhet të marrë parasysh aspektet mjedisore në zgjedhjet lidhur me dixhitalizimin. Ju mund të përfitoni nga përdorimi i teknologjisë dixhitale për të siguruar operacione të qëndrueshme biznesi (të tilla si modeli i biznesit, ofrimi i shërbimeve, prodhimi dhe fabrikimi etj.). Teknologjitë dixhitale mund të mbështesin zvogëlimin e emetimeve dhe ndotjes, si edhe menaxhimin e mbeturinave nga ana juaj. Teknologjitë dixhitale mund të mbështesin përdorimin e optimizuar të lëndëve të para dhe ofrimin e produkteve për klientët. Zgjidhjet dixhitale mund të përdoren për të zvogëluar ndikimin e organizatës në mjedis. Materialet/produktet e përdorura nga organizata mund të jenë të gjurmueshme. Energjia mund të vijë nga burime të qëndrueshme jashtë vendit ose në vend. Proceset administrative mund të kryhen pa letër. Ndikimet mjedisore lidhur me zgjedhjet dhe praktikat dixhitale (pajisjet e IT-së) duhet të merren parasysh më shumë. 

 

* Dixhitalizimi i gjelbër i referohet aftësisë së një ndërmarrjeje për të kryer dixhitalizimin me një qasje afatgjatë që merr përgjegjësi dhe kujdeset për mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë e burimeve natyrore dhe mjedisit natyror (eventualisht duke ndërtuar një avantazh konkurrues nga kjo qasje).

 

Nivel i mesëm 26-50%

 

Kompanitë në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë të hershme nga pikëpamja e dixhitalizimit të gjelbër*. Aspektet mjedisore merren parasysh nganjëherë në zgjedhjet e dixhitalizimit. Teknologjitë dixhitale kanë ndoshta filluar të kontribuojnë në operacionet e qëndrueshme të biznesit (të tilla si modeli i biznesit, ofrimi i shërbimeve, prodhimi dhe fabrikimi etj.). Megjithatë, teknologjitë dixhitale mund të mbështesin në mënyrë thelbësore zvogëlimin e emetimeve dhe ndotjes, si edhe menaxhimin e mbeturinave, ose të mbështesin në mënyrë aktive përdorimin e optimizuar të lëndëve të para dhe ofrimin e produkteve për klientët. Ka të ngjarë që zgjidhjet dixhitale nuk përdoren aktivisht për të zvogëluar ndikimin e organizatës në mjedis. Materialet/produktet e përdorura nga organizata mund të jenë të gjurmueshme. Energjia mund të vijë nga burime të qëndrueshme jashtë vendit ose në vend. Disa procese administrative janë pa letër, por jo të gjitha. Ndikimet mjedisore në zgjedhjet dhe praktikat dixhitale mund të merren parasysh në një masë më të madhe.

 

* Dixhitalizimi i gjelbër i referohet aftësisë së një ndërmarrjeje për të kryer dixhitalizimin me një qasje afatgjatë që merr përgjegjësi dhe kujdeset për mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë e burimeve natyrore dhe mjedisit natyror (eventualisht duke ndërtuar një avantazh konkurrues nga kjo qasje).

 

Nivel mesatarisht i avancuar 50-75%

 

Kompanitë në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë mesatarisht të avancuar nga pikëpamja e dixhitalizimit të verdhë*. Aspektet mjedisore merren parasysh në shumë zgjedhje lidhur me dixhitalizimin. Teknologjitë dixhitale ndoshta kontribuojnë tashmë, në njëfarë mase, në operacionet e qëndrueshme të biznesit (të tilla si modeli i biznesit, ofrimi i shërbimeve, prodhimi dhe fabrikimi etj.). Teknologjitë dixhitale mund të mbështesin më shumë zvogëlimin e përgjithshme të emetimeve dhe ndotjes ose menaxhimin e mbeturinave. Teknologjitë dixhitale mund të mbështesin më shumë përdorimin e optimizuar të lëndëve të para, por mbështesin tashmë ofrimin e produkteve për klientët. Zgjidhjet dixhitale mund të kontribuojnë më shumë në zvogëlimin e ndikimit të organizatës në mjedis. Materialet/produktet e përdorura nga organizata mund të jenë më të gjurmueshme. Energjia mund të vijë nga burime të qëndrueshme jashtë vendit ose në vend. Proceset administrative bëhen kryesisht pa letër. Ndikimet mjedisore në zgjedhjet dhe praktikat dixhitale merren parasysh në një masë të rëndësishme.

* Dixhitalizimi i gjelbër i referohet aftësisë së një ndërmarrjeje për të kryer dixhitalizimin me një qasje afatgjatë që merr përgjegjësi dhe kujdeset për mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë e burimeve natyrore dhe mjedisit natyror (eventualisht duke ndërtuar një avantazh konkurrues nga kjo qasje).

 

Nivel i avancuar 76-100%

 

Kompanitë në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë mjaft të avancuar lidhur me dixhitalizimin e gjelbër*. Aspektet mjedisore merren parasysh në shumicën e zgjedhjeve lidhur me dixhitalizimin, duke përfshirë prokurimin, konsumin e energjisë dhe ripërdorimin. Teknologjia dixhitale po kontribuon në operacionet e qëndrueshme të biznesit (siç janë modelet e biznesit të përvetësuara, ciklet e jetës së produktit, dizajni i produktit dhe proceset e prodhimit ose ofrimi i shërbimeve). Ka të ngjarë që teknologjitë dixhitale mbështesin zvogëlimin e emetimeve dhe ndotjes, si edhe menaxhimin e mbeturinave. Ka të ngjarë që teknologjitë dixhitale mbështesin edhe përdorimin e optimizuar të lëndëve të para dhe ofrimin e produkteve për klientët. Zgjidhjet dixhitale përdoren për të zvogëluar ndjeshëm ndikimin e organizatës në mjedis (duke përfshirë zvogëlimin e mbeturinave dhe përmirësimin e efikasitetit energjetik). Materialet/produktet e përdorura nga organizata janë shumë të gjurmueshme edhe në kohë reale. Energjia vjen kryesisht nga burime të qëndrueshme jashtë vendit ose në vend. Të gjitha proceset administrative bëhen pa letër. Ndikimet mjedisore lidhur me zgjedhjet dhe praktikat dixhitale merren gjithmonë parasysh.

 

* Dixhitalizimi i gjelbër i referohet aftësisë së një ndërmarrjeje për të kryer dixhitalizimin me një qasje afatgjatë që merr përgjegjësi dhe kujdeset për mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë e burimeve natyrore dhe mjedisit natyror (eventualisht duke ndërtuar një avantazh konkurrues nga kjo qasje).

 

OSP-të

 

Analiza e përgjithshme e rezultateve

Nivel bazik 0-25%

Faleminderit për kohën dhe përpjekjet tuaja për të plotësuar pyetësorin e VPD-së për OSP-të! 

Rezultati juaj mesatar tregon se organizata juaj është në fillim të procesit të saj të transformimit dixhital dhe me siguri mund të përfitojë në mënyrë të konsiderueshme edhe nga investime të kufizuara në teknologjitë dhe aftësitë dixhitale, me qëllim për të përmirësuar operacionet dhe furnizimin e shërbimeve publike. Investimet tuaja në teknologjitë dixhitale janë ende në nivelin më të ulët dhe mbulojnë kryesisht detyrat administrative. Ky mund të jetë momenti i duhur që organizata juaj të planifikojë dhe angazhojë burime për të siguruar zgjidhje më të avancuara. Ju po përdorni disa nga teknologjitë e zakonshme në operacionet tuaja të përditshme, por ju mund të përfitoni nga mundësitë që ofrojnë teknologjitë më të fundit të bazuara në internet (p.sh. tregtia publike dixhitale, prokurimi elektronik etj.) dhe teknologjitë e tjera më të avancuara (p.sh. inteligjenca artificiale). 

Gjithashtu, ju mund t’u jepni përparësi trajnimit të personelit, punësimit të profesionistëve të specializuar në IT, si edhe angazhimit dhe përgatitjes aktive të stafit tuaj lidhur me përvetësimin e zgjidhjeve të reja dixhitale që mund të ndryshojnë mënyrën në të cilën detyrat kryhen aktualisht. Ju do të nxirrni shumë përfitime duke përvetësuar dhe implementuar një strategji gjithëpërfshirëse të dhënash, duke përfshirë sigurinë e të dhënave, e cila do t'ju ofrojë aftësi të rritura të analitikës së të dhënave dhe do të mbështesë vendimmarrjen. Teknologjitë TIK mund të adoptohen gjithashtu për të ndihmuar organizatën tuaj që të bëhet më ndërvepruese. Që të bëhet më e qëndrueshme në operacionet e saj (duke ulur gjurmën e saj mjedisore) ndërsa ju mund t'i jepni përparësi zgjedhjes së produkteve dixhitale miqësore ndaj mjedisit (pajisjet IT). 

Në rastin tuaj, ekziston një potencial i madh i pashfrytëzuar. Eksperimentimi dhe përvetësimi i më shumë teknologjive dixhitale mund t'i japë një nxitje të menjëhershme efikasitetit të organizatës suaj, si edhe cilësisë së shërbimeve që ua ofroni qytetarëve/bizneseve. 

Ky rezultat llogaritet si mesatarja e rezultateve që keni marrë në të gjashtë dimensionet e pyetësorit VPD që e keni dorëzuar: i) Strategjia dhe Investimet në Biznesin Dixhital ii) Gatishmëria Dixhitale iii) Dixhitalizimi i fokusuar te njeriu iv) Menaxhimi dhe siguria e të dhënave v) Ndërveprueshmëria dhe vi) Dixhitalizimi i Gjelbër. Ju inkurajojmë që të lexoni me kujdes interpretimin e rezultateve për secilën nga të gjashtë dimensionet, duke përshirë komentet dhe sugjerimet përkatëse lidhur me statusin tuaj të tanishëm në secilën prej tyre dhe potencialin e paeksploruar që mund ta shfrytëzoni me ndihmë të një EDIH.

 

Nivel i mesëm 26-50%

 

Faleminderit për kohën dhe përpjekjet tuaja për të plotësuar pyetësorin e VPD-së për OSP-të! 

Rezultati juaj mesatar tregon se organizata juaj ka arritur tashmë një nivel mesatar të pjekurisë dixhitale, megjithatë ka ende hapësirë për përmirësim. Ju mund të nxirrni përfitime të konsiderueshme nga investime shtesë në teknologji dhe aftësi dixhitale për të përmirësuar operacionet dhe shërbimet tuaja ndaj qytetarëve/bizneseve. Investimet tuaja të tanishme në teknologjitë dixhitale mbulojnë një gamë të caktuar të operacioneve tuaja kryesore të brendshme, por ju mund të përgatiteni më shumë (nga pikëpamja e planeve dhe burimeve) në mënyrë që të akomodoni zgjidhje më të avancuara. Ju po përdorni një numër teknologjish të zakonshme për operacionet tuaja, por mund të përfitoni më shumë nga përvetësimi i teknologjive më të përparuara (p.sh. Sistemet e Menaxhimit të Informacionit, ERP, shërbimet publike elektronike, prokurimi elektronik etj.) dhe teknologji të tjera më përçarëse (p.sh. IA). 

Personeli juaj ka një nivel mesatar aftësish dixhitale, megjithatë për të përparuar në transformimin tuaj dixhital do të keni nevojë për trajnim të planifikuar dhe të realizuar mirë për personelin dhe profesionistët e specializuar në IT që ju mbështesin. Menaxhmenti dhe stafi duhet të inkurajohen për t'u angazhuar plotësisht dhe për të mbështetur përvetësimin e zgjidhjeve dixhitale të reja pa frikë nga ndryshimet që do të vijnë. Ndoshta ju keni tashmë shumë informacion në formë dixhitale, por ju mund të fokusoheni në një strategji gjithëpërfshirëse të dhënash, duke përfshirë sigurinë e të dhënave, e cila do t'ju ofrojë aftësi të rritura të analitikës së të dhënave dhe do të mbështesë vendimmarrjen në nivel të lartë. Ju mund të përvetësoni më shumë teknologji TIK për të ndihmuar organizatën tuaj që të bëhet më e qëndrueshme në operacionet e saj (duke ulur gjurmën mjedisore), ndërsa ju mund t'i jepni përparësi zgjedhjes së produkteve dixhitale miqësore ndaj mjedisit (pajisjet IT). 

Përmirësimi i pjekurisë dixhitale të organizatës suaj mund t'ju sjellë më afër organizatave dixhitalisht më të pjekura dhe të rrisë efikasitetin dhe kënaqësinë e qytetarëve/bizneseve me të cilët ndërveproni çdo ditë. 

Ky rezultat llogaritet si mesatarja e rezultateve që keni marrë në të gjashtë dimensionet e pyetësorit VPD që e keni dorëzuar: i) Strategjia dhe Investimet Dixhitale ii) Gatishmëria Dixhitale iii) Dixhitalizimi i fokusuar te njeriu iv) Menaxhimi dhe siguria e të dhënave v) Ndërveprueshmëria dhe vi) Dixhitalizimi i Gjelbër. Ju inkurajojmë që të lexoni me kujdes interpretimin e rezultateve për secilën nga të gjashtë dimensionet, duke përshirë komentet dhe sugjerimet përkatëse lidhur me statusin tuaj të tanishëm në secilën prej tyre dhe potencialin e paeksploruar që mund ta shfrytëzoni me ndihmë të një EDIH.

 

Nivel mesatarisht i avancuar 50-75%

 

Faleminderit për kohën dhe përpjekjet tuaja për të plotësuar pyetësorin e VPD-së për OSP-të! 

Rezultati juaj mesatar tregon se organizata juaj gjendet tashmë në një fazë mesatarisht të avancuar të procesit të saj të transformimit dixhital. Kjo do të thotë që organizata juaj përfiton tashmë nga përdorimi i teknologjive dixhitale, si të zakonshme ashtu edhe disa të avancuara (në një masë më të vogël). Edhe pse tashmë jeni në rrugën drejt transformimit dixhital, ju mund të përmirësoni më tej operacionet e brendshme/jashtme, qëndrueshmërinë dhe resiliencën përmes investimeve më të synuara në teknologji dhe aftësi dixhitale. Investimet tuaja të tanishme në teknologjitë dixhitale mbulojnë një gamë të gjerë të operacioneve tuaja, por ka ende hapësirë për të rritur nivelin tuaj të gatishmërisë (për sa u përket planeve dhe burimeve) në mënyrë që të akomodoni zgjidhje më të sofistikuara. Aktualisht po përdorni shumicën e teknologjive të zakonshme në dispozicion për operacionet tuaja, por ka ende shumë potencial të pashfrytëzuar nga përvetësimi i teknologjive më të avancuara, duke përfshirë ato më përçarëse (p.sh. IA). 

Personeli juaj ka një nivel të rritur aftësish dixhitale, megjithatë për të përparuar në transformimin tuaj dixhital do të keni nevojë për një program trajnimi të planifikuar dhe të realizuar mirë për personelin dhe profesionistët e specializuar në IT që ju mbështesin. Menaxhmenti dhe stafi i të gjitha niveleve duhet të inkurajohen më tej për t'u angazhuar plotësisht dhe për të mbështetur përvetësimin e zgjidhjeve dixhitale më të avancuara pa frikë nga ndryshimet që do të vijnë. Aftësitë tuaja të menaxhimit të të dhënave dhe siguria e të dhënave janë të avancuara dhe ju keni arritur një nivel të caktuar të ndërveprimit, por ju mund të përfitoni më tej nga teknologjitë dixhitale që do t’ju sjellin inteligjencën dhe integrimin që ju nevojiten për t’u ofruar qytetarëve dhe bizneseve shërbime të klasit të parë. Më shumë teknologji TIK mund të përvetësohen për të ndihmuar organizatën tuaj që të bëhet më e qëndrueshme në operacionet e saj (duke ulur gjurmën tuaj mjedisore), ndërsa ju mund t'i jepni përparësi zgjedhjes dhe përdorimit të produkteve dixhitale miqësore ndaj mjedisit (pajisjet IT). 

Investimet e reja në dixhitalizim do të sjellin pjekurinë dixhitale të organizatës suaj në një nivel të ri më të avancuar dhe do të rrisnin kënaqësinë e qytetarëve/bizneseve me të cilët ndërveproni çdo ditë. 

Ky rezultat llogaritet si mesatarja e rezultateve që keni marrë në të gjashtë dimensionet e pyetësorit VPD që e keni dorëzuar: i) Strategjia dhe Investimet Dixhitale ii) Gatishmëria Dixhitale iii) Dixhitalizimi i fokusuar te njeriu iv) Menaxhimi dhe siguria e të dhënave v) Ndërveprueshmëria dhe vi) Dixhitalizimi i Gjelbër. Ju inkurajojmë që të lexoni me kujdes interpretimin e rezultateve për secilën nga të gjashtë dimensionet, duke përshirë komentet dhe sugjerimet përkatëse lidhur me statusin tuaj të tanishëm në secilën prej tyre dhe potencialin e paeksploruar që mund ta shfrytëzoni me ndihmë të një EDIH.

 

Nivel i avancuar 76-100%

 

Faleminderit për kohën dhe përpjekjet tuaja për të plotësuar pyetësorin e VPD-së për OSP-të! 

Rezultati juaj mesatar tregon se organizata juaj gjendet në një fazë shumë të avancuar të procesit të saj të transformimit dixhital. Kjo do të thotë që ju jeni tashmë një nga kryesuesit dhe organizata juaj ka korrur përfitime nga përdorimi i teknologjive dixhitale për ca kohë. Tani ju përdorni teknologji si të zakonshme ashtu edhe më të avancuara për aspekte të ndryshme të operacioneve tuaja. Qytetarët dhe bizneset që ndërveprojnë me ju çdo ditë po përfitojnë nga shërbime dixhitale të mira, të shpejta dhe ndërvepruese, si edhe nga procese që mbahen kryesisht në internet. Edhe pse tashmë jeni të avancuar, ju mund të përmirësoheni më tej në fusha të tilla si qëndrueshmëria dhe efikasiteti, duke eksperimentuar/implementuar teknologji dixhitale më të reja dhe më përçarëse. 

Investime të reja më të fokusuara në dixhitalizimin e avancuar do t'ju ndihmojnë që të arrini pjekurinë dixhitale të një organizate publike shumë moderne.

Ky rezultat llogaritet si mesatarja e rezultateve që keni marrë në të gjashtë dimensionet e pyetësorit VPD që e keni dorëzuar: i) Strategjia dhe Investimet Dixhitale ii) Gatishmëria Dixhitale iii) Dixhitalizimi i fokusuar te njeriu iv) Menaxhimi dhe siguria e të dhënave v) Ndërveprueshmëria dhe vi) Dixhitalizimi i Gjelbër. Ju inkurajojmë që të lexoni me kujdes interpretimin e rezultateve për secilën nga të gjashtë dimensionet, duke përshirë komentet dhe sugjerimet përkatëse lidhur me statusin tuaj të tanishëm në secilën prej tyre dhe potencialin e paeksploruar që mund ta shfrytëzoni me ndihmë të një EDIH.

 

  1. Analiza e pikëve për dimension

 

  1. Strategjia dixhitale dhe investimet

Nivel bazik 0-25%

Organizatat e sektorit publik në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë shumë të hershme nga pikëpamja e strategjisë dixhitale dhe investimeve në dixhitalizim. Kjo do të thotë se ka mundësi të konsiderueshme të përmirësimit.

Për të përmirësuar nivelin e dixhitalizimit, mund të filloni duke përcaktuar një plan të qartë dhe duke identifikuar mjetet financiare për ta mbështetur. Investimet fillestare në teknologjitë dixhitale për të modernizuar pjesërisht organizatën tuaj janë një hap i parë i mirë. Ju mund të përfitoni më tej nga automatizimi i pjesëve të rëndësishme të operacioneve tuaja, siç janë proceset e brendshme/të jashtme, shërbimet publike dixhitale, financat/burimet njerëzore etj. Gjithashtu, ju mund të fitoni avantazhe, duke përdorur teknologji dixhitale më të përparuara në fusha si prokurimi elektronik, siguria e përparuar dhe qëndrueshmëria. 

Për sa i përket planifikimit strategjik, ndoshta ju keni identifikuar disa mundësi, por ka shumë mundësi të tjera të dixhitalizimit që mund të mbështesin objektivat e organizaës suaj. Ju duhet të caktoni një buxhet për të përmirësuar infrastrukturën tuaj të IT-së dhe për të siguruar angazhimin politik dhe angazhimin e menaxhmentit në mënyrë që të përfitoni plotësisht nga ajo. Ndryshimet në nivel organizimi dhe procesesh që janë të nevojshme për dixhitalizimin e organizatës suaj mund të kërkojnë edhe rekrutimin e një stafi më të fortë të IT-së.

 

Nivel i mesëm 26-50%

 

Organizatat e sektorit publik në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë ende në një fazë të hershme nga pikëpamja e strategjisë dixhitale dhe investimeve në dixhitalizim. Kjo do të thotë se ka shumë potencial për përmirësim. Ju keni implementuar një plan fillestar të dixhitalizimit dhe udhëheqësit tuaj politikë dhe/ose menaxhmenti i lartë janë pranues, por rritja e dixhitalizimit kërkon më shumë angazhim në mënyrë që të korrni përfitimet e një organizate dixhitale.

Ju mund të keni investuar në teknologjitë dixhitale deri në njëfarë mase në një numër fushash operacionale për të modernizuar organizatën tuaj në operacionet e brendshme dhe të jashtme, shërbimet publike dixhitale, financat/administrimin/burimet njerëzore etj. Megjithatë, ju mund të përfitoni edhe më shumë duke implementuar teknologji që do t'ju ndihmojnë të jeni më efikas, për shembull në prokurimin dhe blerjen publike, planifikimin dhe ekzekutimin e projekteve ose në fazat e ndryshme të ciklit jetësor të politikëbërjes. Ju keni njëfarë infrastrukture të IT-së për të mbështetur një nivel mesatar dixhitalizimi. Keni edhe personel të kualifikuar të IT-së, megjithëse në një masë të kufizuar. 

Megjithatë, ju mund të rrisni rëndësinë strategjike të dixhitalizimit për organizatën tuaj. Ju duhet të caktoni një buxhet më të madh për të përmirësuar infrastrukturën tuaj të IT-së dhe për të siguruar angazhimin e menaxhmentit dhe stafit në mënyrë që të përfitoni plotësisht nga ajo. Ndryshimet në nivel organizimi dhe procesesh që janë të nevojshme për dixhitalizimin e ndërmarrjes suaj mund të kërkojnë rekrutimin e më shumë stafi IT dhe me shumë specialistëve dixhitalë.

 

Nivel mesatarisht i avancuar 50-75%

 

Organizatat e sektorit publik në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë mesatarisht të avancuar nga pikëpamja e strategjisë dixhitale dhe investimeve në dixhitalizim. Ju jeni të vetëdijshëm për përfitimet konkrete që organizata juaj mund të nxjerrë nga dixhitalizimi dhe qeverisja elektronike, dhe tashmë keni investuar në njëfarë mase në teknologjitë dixhitale, por planifikoni të investoni më shumë. Ju keni një plan dixhitalizimi dhe keni caktuar burime për ta mbështetur. 

Investime në teknologjitë dixhitale janë bërë gjatë viteve të fundit ose janë planifikuar për shumicën e fushave operacionale siç janë operacionet e brendshme/të jashtme, ofrimi i shërbimeve publike dixhitale, financat/burimet njerëzore/prokurimi dhe proceset e lidhura me hartimin e politikave. Megjithatë, ju mund të përmirësoni në mënyrë më dramatike efikasitetin e përgjithshëm të organizatës suaj përmes dixhitalizimit. Ju mund të përmirësoni më tej cilësinë e shërbimeve tuaja për qytetarët/bizneset përmes dixhitalizimit. Plani juaj i dixhitalizimit duhet të implementohet vendosmërisht dhe investimet e planifikuara diku në të ardhmen e afërt duhet të konkretizohen. Udhëheqësit politikë dhe menaxherët e lartë janë të përgatitur ose të gatshëm, deri në njëfarë mase, për të udhëhequr ndryshimet në nivel organizimi ose procesesh që janë të nevojshme për të mbështetur dixhitalizimin. Stafi i TI-së mund të luajë një rol më të madh në vendimmarrjen lidhur me dixhitalizimin. Rekrutimi i specialistëve në fushën e dixhitalizimit do t'ju ndihmojë të mbështesni një nivel më të lartë të dixhitalizimit. Në të ardhmen e afërt, ju mund të konsideroni të zbatoni një politikëbërje të drejtuar në një mënyrë më dixhitale dhe intensive nga pikëpamja e të dhënave. 

 

Nivel i avancuar 76-100%

 

Organizatat e sektorit publik në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë shumë të avancuar nga pikëpamja e strategjisë dixhitale dhe investimeve në dixhitalizim. Dixhitalizimi tashmë është një përparësi për organizatën tuaj dhe ju jeni plotësisht të vetëdijshëm për përfitimet konkrete që organizata juaj mund të nxjerrë prej saj. Ju keni investuar tashmë gjerësisht në teknologjitë dixhitale dhe keni plane për investime të mëtejshme. Ju po ndiqni një plan të qartë dixhitalizimi dhe keni caktuar burimet e nevojshme (njerëzit dhe buxhetin) për ta mbështetur. Organizata juaj tashmë funksionon si një organizatë e administratës dixhitale, por ka ende fusha që mund të përmirësohen.

Investimet e konsiderueshme në dixhitalizim tashmë kanë kontribuar në transformimin e organizatës suaj në një administratë publike moderne. Qytetarët dhe bizneset që ndërveprojnë me organizatën tuaj përfitojnë nga lehtësitë e qeverisjes elektronike që ju ofroni. Udhëheqësit politikë dhe menaxherët e lartë janë të përkushtuar për të udhëhequr ndryshimet në nivel organizimi ose procesesh që janë të nevojshme për të mbështetur nivele të larta dixhitalizimi. Stafi i IT-së kontribuon në proceset e vendimmarrjes lidhur me dixhitalizimin. Specialistët në fushën e dixhitalizimit janë rekrutuar sipas nevojës. Stafi është mjaft i aftë në fushën e dixhitalizimit. Janë përdorur shumë procese të drejtuara në mënyrë dixhitale dhe intensive nga pikëpamja e të dhënave. 

Ju mund të përfitoni më shumë duke zbatuar teknologji shumë të specializuara siç janë inteligjenca artificiale, analitika e përparuar e dhënave, modele biznesi të drejtuara në mënyrë dixhitale etj.

 

  1. Gatishmëria dixhitale

Nivel bazik 0-25%

Organizatat e sektorit publik në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë shumë të hershme nga pikëpamja e gatishmërisë  dixhitale (përvetësimit të teknologjive dixhitale). Ju përdorni tashmë një numër të vogël të teknologjive dixhitale të zakonshme, por me aplikime shumë të kufizuara në operacionet tuaja (të brendshme dhe të jashtme) Organizata juaj ka shumë potencial të paeksploruar për të rritur produktivitetin e brendshëm dhe për t'u shërbyer më mirë qytetarëve dhe bizneseve, me të cilët ju ndërveproni, duke përvetësuar teknologji dixhitale, si të zakonshme ashtu edhe më të avancuara. 

Organizata juaj do të përfitojë shumë nëse merrni parasysh implementimin e një numri teknologjish dixhitale. Ato mund të përmirësojnë (në mënyrë indikative) efikasitetin e organizatës suaj (Sistemet e Menaxhimit të Informacionit, ERP), të rrisin kënaqësinë e qytetarëve/bizneseve (portalet, mjetet e komunikimit të bazuara në internet, bisedat e drejtpërdrejta, rrjetet sociale), të ofrojnë shërbime elektronike të plota (mjetet për ofrimin e shërbimeve në internet), të përmirësojnë aftësitë e personelit/të rrisin kënaqësinë dhe mbajtjen e personelit (bashkëpunimi i biznesit në distancë, mësimi virtual, etj.).

 

* Teknologjitë dixhitale të zakonshme përfshijnë: infrastrukturën e ndërlidhjes, faqet e internetit të organizatave, formularët dhe forumet për të komunikuar me qytetarët/bizneset, bisedat e drejtpërdrejta/rrjetet sociale/chatbotët për të komunikuar me qytetarët/bizneset, mjetet e bashkëpunimit në distancë (p.sh. puna në distancë, videokonferencat, mësimi virtual, etj.), portalin e intranetit, Sistemet e Menaxhimit të Informacionit (ERP, CRM, SCM etj.), mjetet për shërbimet publike dixhitale dhe mjetet e prokurimit publik.

* Teknologjitë dixhitale të avancuara përfshijnë (në mënyrë indikative): Aplikacionet e Inteligjencës Artificiale (AI), teknologjitë e përparuara të komunikimit (d.m.th. 5G), infrastrukturat kompjuterike të avancuara (cloud ose edge computing), Blockchain-ët, zgjidhjet e Identitetit dhe Sigurisë Dixhitale, IoT, pajisjet inteligjente etj.

 

 

Nivel i mesëm 26-50%

 

Organizatat e sektorit publik në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë të hershme nga pikëpamja e gatishmërisë  dixhitale (përvetësimit të teknologjive dixhitale). Në organizatën tuaj, ju po përdorni disa, por jo të gjitha teknologjitë dixhitale të zakonshme. Zgjidhjet dixhitale përdoren në një numër operacionesh, kryesisht në administratë dhe në detyrat e përditshme. Ju mund të përfitoni tashmë nga avantazhet që teknologjitë dixhitale mund t'ju ofrojnë në fusha të tilla si operacionet tuaja të përditshme në burimet njerëzore dhe menaxhimin financiar. 

Organizata juaj do të përfitojë më shumë nëse merrni parasysh implementimin e një numri teknologjish dixhitale për të rritur efikasitetin e proceseve tuaja të brendshme dhe të jashtme (p.sh. rrjedhat e punës, komunikimi me qytetarët/bizneset, ofrimi i shërbimeve publike dixhitale etj.). Gjithashtu, ju mund t'i përdorni për të integruar dhe përshpejtuar proceset tuaja (p.sh. sistemet e menaxhimit të informacionit, ERP, prokurimi elektronik), për të përmirësuar aftësitë e personelit/për të rritur kënaqësinë dhe mbajtjen e personelit (bashkëpunimi i biznesit në distancë, mësimi virtual etj.) dhe në përgjithësi për të përshpejtuar transformimin tuaj në një organizatë dixhitale. 

 

* Teknologjitë dixhitale të zakonshme përfshijnë: infrastrukturën e ndërlidhjes, faqet e internetit të organizatave, formularët dhe forumet për të komunikuar me qytetarët/bizneset, bisedat e drejtpërdrejta/rrjetet sociale/chatbotët për të komunikuar me qytetarët/bizneset, mjetet e bashkëpunimit në distancë (p.sh. puna në distancë, videokonferencat, mësimi virtual, etj.), portalin e intranetit, Sistemet e Menaxhimit të Informacionit (ERP, CRM, SCM etj.), mjetet për shërbimet publike dixhitale dhe mjetet e prokurimit publik.

* Teknologjitë dixhitale të avancuara përfshijnë (në mënyrë indikative): Aplikacionet e Inteligjencës Artificiale (AI), teknologjitë e përparuara të komunikimit (d.m.th. 5G), infrastrukturat kompjuterike të avancuara (cloud ose edge computing), Blockchain-ët, zgjidhjet e Identitetit dhe Sigurisë Dixhitale, IoT, pajisjet inteligjente etj.

 

 

Nivel mesatarisht i avancuar 50-75%

 

Organizatat e sektorit publik në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë mesatarisht të avancuar nga pikëpamja e gatishmërisë  dixhitale (përvetësimit të teknologjive dixhitale). Ka të ngjarë që ju tashmë po korrni përfitimet që mund t’i ofrojnë teknologjitë dixhitale të zakonshme. Ju keni një infrastrukturë të besueshme të ndërlidhjes dhe përdorni teknologjitë dhe aplikacionet e internetit, për të siguruar ndërveprimin me qytetarët/bizneset. 

Ju ofroni një numër shërbimesh publike dixhitale, por mund të dixhitalizoni plotësisht ndërveprimet me përdoruesit dhe të shmangni proceset fizike që kërkojnë kohë. Ju mund të përfitoni nga aplikacionet e avancuara ose plotësisht të integruara, siç janë Sistemet e Menaxhimit të Informacionit, ERP ose prokurimi elektronik.  Ju ende nuk keni shfrytëzuar potencialin e teknologjive dixhitale më të specializuara ose të avancuara që mund të rrisin ndjeshëm efikasitetin e proceseve tuaja të brendshme dhe të jashtme dhe do t'ju ndihmojnë t'u përgjigjeni më mirë dhe më shpejt nevojave të përdoruesve tuaj fundorë. Ju jeni në rrugën e duhur, por ju mund të përshpejtoni tranzicionin drejt një organizate me të vërtetë dixhitale dhe moderne. 

 

* Teknologjitë dixhitale të zakonshme përfshijnë: infrastrukturën e ndërlidhjes, faqet e internetit të organizatave, formularët dhe forumet për të komunikuar me qytetarët/bizneset, bisedat e drejtpërdrejta/rrjetet sociale/chatbotët për të komunikuar me qytetarët/bizneset, mjetet e bashkëpunimit në distancë (p.sh. puna në distancë, videokonferencat, mësimi virtual, etj.), portalin e intranetit, Sistemet e Menaxhimit të Informacionit (ERP, CRM, SCM etj.), mjetet për shërbimet publike dixhitale dhe mjetet e prokurimit publik.

* Teknologjitë dixhitale të avancuara përfshijnë (në mënyrë indikative): Aplikacionet e Inteligjencës Artificiale (AI), teknologjitë e përparuara të komunikimit (d.m.th. 5G), infrastrukturat kompjuterike të avancuara (cloud ose edge computing), Blockchain-ët, zgjidhjet e Identitetit dhe Sigurisë Dixhitale, IoT, pajisjet inteligjente etj.

 

Nivel i avancuar 76-100%

 

Organizatat e sektorit publik në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë shumë të avancuar nga pikëpamja e gatishmërisë  dixhitale (përvetësimit të teknologjive dixhitale). Ju po përfitoni nga përdorimi praktikisht i shumicës së teknologjive dixhitale të zakonshme në dispozicion në operacionet tuaja të brendshme dhe të jashtme. Zgjidhjet dixhitale përdoren në shumicën e operacioneve tuaja të brendshme dhe të jashtme, duke përfshirë administrimin dhe menaxhimin, ofrimin e shërbimeve publike dixhitale të plota, prokurimin elektronik etj. Ju po përfitoni nga Sistemet e Menaxhimit të Informacionit të integruara siç është ERP, të cilat ndërlidhin operacionet tuaja. 

Ndoshta keni filluar të eksperimentoni ose të implementoni teknologji dixhitale më të avancuara në fusha specifike të organizatës suaj dhe po eksploroni në mënyrë aktive se si të përfitoni më shumë nga ato. Ju jeni mjaft të avancuar në përdorimin e teknologjive dixhitale të zakonshme, por keni edhe nivelin e nevojshëm të gatishmërisë për të korrur përfitime nga implementimi i teknologjive dixhitale më të specializuara dhe të avancuara. Ato do të rrisin nivelin e qeverisjes dixhitale të organizatës suaj dhe do ta transformojnë në një organizatë plotësisht të drejtuar nga të dhënat. 

 

* Teknologjitë dixhitale të zakonshme përfshijnë: infrastrukturën e ndërlidhjes, faqet e internetit të organizatave, formularët dhe forumet për të komunikuar me qytetarët/bizneset, bisedat e drejtpërdrejta/rrjetet sociale/chatbotët për të komunikuar me qytetarët/bizneset, mjetet e bashkëpunimit në distancë (p.sh. puna në distancë, videokonferencat, mësimi virtual, etj.), portalin e intranetit, Sistemet e Menaxhimit të Informacionit (ERP, CRM, SCM etj.), mjetet për shërbimet publike dixhitale dhe mjetet e prokurimit publik.

* Teknologjitë dixhitale të avancuara përfshijnë (në mënyrë indikative): Aplikacionet e Inteligjencës Artificiale (AI), teknologjitë e përparuara të komunikimit (d.m.th. 5G), infrastrukturat kompjuterike të avancuara (cloud ose edge computing), Blockchain-ët, zgjidhjet e Identitetit dhe Sigurisë Dixhitale, IoT, pajisjet inteligjente etj.

 

  1. Dixhitalizimi i fokusuar te njeriu

Nivel bazik 0-25%

Organizatat e sektorit publik në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë shumë të hershme nga pikëpamja e dixhitalizimit të fokusuar te njeriu (zhvillimit të aftësive për dixhitalizimin). Potenciali nga përmirësimi i aftësive dixhitale të stafit do të bëhet më i qartë në nivel politik, të menaxhimit dhe/ose operacional. Organizata juaj mund të fillojë duke kryer një vlerësim të aftësive dixhitale të stafit. Pas kësaj do të kryhet një plan trajnimi konkret për të riaftësuar stafin ose për të ngritur aftësitë e tij. Ju duhet të konsideroni mundësinë të ofroni më shumë trajnime ose mjete mësimi online për stafin në mënyrë që ai të fitojë/përmirësojë aftësitë dixhitale. Aftësitë dixhitale të stafit janë bazike dhe vendet e punës nuk janë ridizajnuar ende për epokën dixhitale. 

Në këtë etapë ka një potencial të madh të pashfrytëzuar për të rritur arsimimin dixhital të të punësuarve tuaj, edhe duke filluar me investime të kufizuara.

 

Nivel i mesëm 26-50%

 

Organizatat e sektorit publik në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë akoma në një fazë të hershme nga pikëpamja e dixhitalizimit të fokusuar te njeriu (zhvillimit të aftësive për dixhitalizimin). Ka të ngjarë që udhëheqja juaj politike/menaxheriale të ketë kuptuar rëndësinë dhe potencialin e trajnimit të stafit në fushën e teknologjive dixhitale dhe ju mund të keni ndërmarrë disa hapa në atë drejtim. Si hap vijues, mund të vendosni një plan të detajuar trajnimi për të riaftësuar stafin ose për të ngritur aftësitë e tij. Stafi mund ka ndoshta qasje në disa mësime online dhe opsione të tjera të vetë-mësimit për të fituar/rritur aftësitë dixhitale, por ju mund t'i përshtatni më mirë për nevojat e tyre specifike dhe/ose kërkesat e trajnimit. Ju mund të kombinoni trajnimin me mundësitë e eksperimentimit dhe autonominë për të ekzekutuar vendime ose për të inovuar. Ju duhet të ofroni mundësi zhvillimi për karrierën e të punësuarve më shumë dixhitale dhe të ridizajnoni në mënyrë të mjaftueshme vendet e punës për epokën dixhitale. Aftësitë dixhitale të stafit duhet të korrespondojnë me ato që kërkohen për modernizimin e funksioneve të tyre të punës. 

Organizata juaj ka shumë potencial të pashfrytëzuar për të krijuar një plan trajnimi bazuar në planet tuaja të dixhitalizimit për të ardhmen e afërt. Gjithashtu, ju mund të përfitoni nga mundësitë përkatëse të financimit nga programe të ndryshme për të riaftësuar stafin tuaj dhe për të ngritur aftësitë e tij. Si rezultat, stafi i trajnuar do të jetë më i hapur ndaj implementimit të teknologjive dixhitale të reja dhe më mbështetës ndaj ndryshimeve që përndryshe mund të krijojnë frikë lidhur me humbjen e vendeve të punës. Rritja e aftësive dixhitale të stafit do t'ju sigurojë mjedisin e nevojshëm për të punësuar personel me njohuri të avancuara të IT-së dhe do t'u ofrojë atyre një rrugë karriere. 

 

Nivel mesatarisht i avancuar 50-75%

 

Organizatat e sektorit publik në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë mesatarisht të avancuar nga pikëpamja e dixhitalizimit të fokusuar te njeriu (zhvillimit të aftësive për dixhitalizimin). Organizata juaj ka vendosur tashmë një plan trajnimi për të riaftësuar stafin/për të ngritur aftësitë e tij, por ju mund të përfshini më shumë teknologji dixhitale të avancuara që do të implementohen në të ardhmen e afërt. Aftësimi/ngritja e aftësive në fushën e teknologjive dixhitale është një përparësi dhe të punësuarve u ofrohet trajnim në fushën e aftësive dixhitale, por duhet ta përshtatni gjithmonë me nevojat e tyre specifike dhe kërkesat e trajnimit në punë. Gjithashtu, organizata mund të jetë e vetëdijshme për mundësitë e financimit të trajnimit me qëllim për të rritur aftësitë dixhitale të personelit dhe ndoshta përfiton tashmë nga këto mundësi. 

Stafi është mjaft i aftë për të kryer punën e vet me mjete dixhitale, por ju mund ta inkurajoni më shumë që të eksperimentojë me mjete të reja për të përmbushur vendime ose për të inovuar. Stafi është i përfshirë në njëfarë mase në dizajnimin dhe zhvillimin e dixhitalizimit të shërbimeve ose proceseve publike. Mundësitë e zhvillimit të karrierës për të punësuar me aftësi dixhitale janë në dispozicion mbas gjase. Vendet e punës janë ridizajnuar për epokën dixhitale, duke përfshirë mjedise pune inovative/të përmirësuara në mënyrë dixhitale, dhe ato mund të mbështeten nga një shërbim të mbështetjes dixhitale. Aftësitë dixhitale të stafit janë thelbësisht të përshtatshme për funksionet e tyre të punës. 

 

Nivel i avancuar 76-100%

 

Organizatat e sektorit publik në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë shumë të avancuar nga pikëpamja e dixhitalizimit të fokusuar te njeriu (zhvillimit të aftësive për dixhitalizimin). Ka një plan gjithëpërfshirës trajnimi për të riaftësuar stafin ose për të ngritur aftësitë e tij dhe ky plan ekzekutohet/monitorohet në mënyrë aktive. Trajnimi gjithëpërfshirës për teknologjitë e avancuara ose aftësitë dixhitale u ofrohet shpesh dhe rregullisht të punësuarve, duke e përshtatur për nevojat e tyre specifike dhe kërkesat e trajnimit. Trajnimi kombinhet shpesh me mundësitë e eksperimentimit dhe autonominë për të ekzekutuar vendime ose për të inovuar. Mundësitë e zhvillimit të karrierës për të punësuar me aftësi dixhitale janë në dispozicion. Stafi është i angazhuar në mënyrë aktive në strategjinë e organizatës. Vendet e punës janë ridizajnuar për epokën dixhitale, duke përfshirë mjedise pune inovative/të përmirësuara në mënyrë dixhitale, dhe mbështeten nga një shërbim të mbështetjes dixhitale. Aftësitë dixhitale të stafit janë të avancuara. 

 

  1. Menaxhimi i të dhënave dhe siguria

Nivel bazik 0-25%

Organizatat e sektorit publik në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë shumë të hershme nga pikëpamja e menaxhmentit dhe sigurisë së të dhënave (përfshirë ruajtjen, qasjen, shfrytëzimin dhe sigurinë e të dhënave). Ju mund të filloni duke vendosur një politikë/plan/grup masash lidhur me të dhënat dhe të planifikoni tranzicionin e të dhënave të ruajtura në letër në të dhëna të ruajtura në mënyrë dixhitale. Në këtë moment, vetëm disa lloje dokumentesh janë dixhitalizuar dhe pak të dhëna ruhen në mënyrë dixhitale. Ky tranzicion do të kërkojë një plan sigurie për të dhënat dhe një proces sigurie kibernetike që shkojnë përtej nivelit bazë të mjeteve që përdoren sot. 

Duke marrë parasysh që organizata juaj është në një fazë kaq të hershme, ajo ka një potencial të pashfrytëzuar të madh për të përparuar në procesin e dixhitalizimit, duke krijuar një masë kritike të dhënash që do të ofrojë perspektiva të reja lidhur me fusha të ndryshme të operacioneve. Ky proces do të mbahet paralelisht me implementimin e masave më të avancuara të sigurisë së të dhënave, të cilat kanë për qëllim të sigurohet që të dhënat dhe informacionet e rëndësishme të mbrohen siç duhet.

 

 

Nivel i mesëm 26-50%

 

Organizatat e sektorit publik në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë të hershme nga pikëpamja e menaxhmentit dhe sigurisë së të dhënave (përfshirë ruajtjen, qasjen, shfrytëzimin dhe sigurinë e të dhënave). Mbas gjase, nuk ka asnjë politikë/plan/grup masash konkrete për menaxhimin e të dhënave ose ato janë ende në një fazë shumë të hershme. Dokumentet dhe proceset janë dixhitalizuar në disa fusha dhe operacione. Disa të dhëna ruhen në formë dixhitalisht të strukturuar, sidomos në rast të proceseve administrative/financiare. Megjithatë, ju mund të përmirësoni nivelin e shkëmbimit të të dhënave dhe integrimit midis aplikacioneve të ndryshme. Të dhënat nuk shfrytëzohen plotësisht për operacionet e organizatës dhe nuk informojnë vendimmarrjen ose politikëbërjen në një nivel që mund të bëjë një ndryshim. Ekziston një nivel i moderuar i mbrojtjes së të dhënave me anë të mjeteve të zakonshme të sigurisë kibernetike, por ndoshta nuk ka akoma një politikë konkrete dhe gjithëpërfshirëse të sigurisë kibernetike. 

Duke marrë parasysh që jeni në këtë kategori, ju keni akoma një potencial të paeksploruar të madh, të cilin ju mund ta shfrytëzoni, duke zhvilluar transformimin tuaj dixhital dhe duke implementuar një strategji të përshtatshme për menaxhimin e të dhënave, që përfshin sigurinë kibernetike. Duke investuar më shumë burime, ju mund të përfitoni nga mbajtja e shumicës së të dhënave dhe proceseve të organizatës në format dixhital, të integruara përmes sistemeve ndërvepruese dhe gjithashtu nga qasja në të dhëna nga pajisje dhe vendndodhje të ndryshme. Të dhënat e strukturuara mund të futen në aplikacione për analitikën e të dhënave, duke i siguruar organizatës suaj inteligjencën e nevojshme për të marrë vendime të rëndësishme dhe për t'u shërbyer më mirë qytetarëve dhe bizneseve. Ka nevojë për të implementuar një politikë gjithëpërfshirëse të sigurisë kibernetike me masa që do ta mbrojnë organizatën dhe të dhënat e qytetarëve/bizneseve nga kërcënimet kibernetike dhe me plane të përshtatshme në rast urgjence.

 

Nivel mesatarisht i avancuar 50-75%

 

Organizatat e sektorit publik në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë mesatarisht të avancuar nga pikëpamja e menaxhmentit dhe sigurisë së të dhënave (përfshirë ruajtjen, qasjen, shfrytëzimin dhe sigurinë e të dhënave). Ju keni tashmë një politikë/plan/grup masash konkrete lidhur me menaxhimin dhe shfrytëzimin e të dhënave tuaja. Dokumentet dhe proceset janë dixhitalizuar në shumë funksione dhe fusha operacionale (të brendshme dhe të jashtme). Shumica e të dhënave ruhen në formë dixihitalisht të strukturuar dhe ka tashmë një shkallë të lartë të integrimit të të dhënave midis sistemeve të ndryshme të IT-së. Ju konsideroni që analitika e të dhënave është e rëndësishme për operacionet dhe vendimmarrjen e informuar dhe gjithashtu si një mjet për optimizimin e mëtejshëm dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj “klientëve”. Ju keni një plan të sigurisë kibernetike dhe keni identifikuar masat që duhen marrë në rast të një urgjence kibernetike. Ka mjete për bërjen e kopjeve rezervë dhe ndërgjegjësim ndër personelin lidhur me rëndësinë e mbrojtjes nga kërcënimet kibernetike. Trajnimet dhe ngjarjet ndërgjegjësuese lidhur me sigurinë kibernetike janë në dispozicion të stafit. 

Duke marrë parasysh që jeni në këtë kategori, organizata juaj mund të fitojë shumë, duke përdorur të dhënat më shumë dhe më mirë. Ju mund të përmirësoni më tej integrimin e të dhënave dhe ndërveprimin midis sistemeve tuaja dhe sistemeve të organizatave të ndryshme. Kjo do t'ju ndihmojë që të veproni në mënyrë më efikase. Ju mund t'i bëni të dhënat tuaja të arritshme në kohë reale nga pajisje dhe vendndodhje të ndryshme, gjithashtu për stafin tuaj (p.sh. puna në distancë). Njëkohësisht me përmirësimin e aftësive tuaja të menaxhimit të të dhënave, ju duhet të implementoni politika të fuqishme të sigurisë së të dhënave, si edhe plane në rast urgjence dhe plane të vazhdimësisë së operacioneve në rast të kërcënimeve kibernetike serioze.

 

Nivel i avancuar 76-100%

 

Organizatat e sektorit publik në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë shumë të avancuar nga pikëpamja e menaxhmentit dhe sigurisë së të dhënave (përfshirë ruajtjen, qasjen, shfrytëzimin dhe sigurinë e të dhënave). Dokumentet dhe proceset janë dixhitalizuar në shumicën e funksioneve dhe fushave operacionale (proceset administrative/burimet njerëzore/financat, qeverisja, shërbimet publike dixhitale, prokurimi etj.). Të gjitha të dhënat ruhen në formë dixhitalisht të strukturuar. Mbledhja dhe shfrytëzimi i të dhënave janë vendimtarë për organizatën. Shumica e të dhënave mblidhen dhe përdoren si hyrje për të gjitha proceset/operacionet kryesore. Të dhënat përdoren në vendimmarrje dhe optimizojnë shumicën e proceseve. Zgjidhjet/standardet e përshtatshme janë implementuar për të lehtësuar shkëmbimin e të dhënave dhe ndërverprueshmërinë me palët e jashtme. 

Planet e sigurisë kibernetike janë të pranishme dhe zbatohen politika dhe masa specifike për të mbrojtur të dhënat e organizatës nga kërcënimet kibernetike. Ka një plan që mbulon të dhënat e brendshme dhe të jashtme (të qytetarëve/bizneseve), si edhe politika lidhur me bërjen e kopjeve të plota rezervë. Ndërgjegjësimi i stafit lidhur me kërcënimet kibernetike është i lartë dhe i qëndrueshëm në sajë të trajnimeve dhe ekziston një plan i vazhdimësisë së operacioneve në rast të një ngjarjeje katastrofike si pasojë e një sulmi kibernetik.

 

  1. Ndërveprueshmëria 

Nivel bazik 0-25%

Organizatat e sektorit publik në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë shumë të hershme nga pikëpamja e ndërveprueshmërisë. Duke marrë parasysh se ju jeni në një fazë kaq të hershme, ju mund të keni ndërmarrë disa hapa në implementimin e një niveli bazë të hapjes dhe/ose transparencës së të dhënave. Ndoshta po merrni parasysh zgjidhje teknologjike neutrale dhe mbartshmërinë e të dhënave. Organizata juaj mund të përfitojë shumë nga nivele të tjera më të avancuara të ndërveprueshmërisë, siç janë zgjidhjet e ripërdorshme, informacionet dhe të dhënat, qasja në zgjidhje përmes kanaleve të shumëfishta dhe ofrimi i një pike të vetme kontakti për shërbimet që ju i ofroni. Gjithashtu, duhet t'i jepet përparësi inklusionit të personave më të cenueshëm (duke përfshirë personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe grupet e tjera) dhe qasjes së tyre në shërbimet tuaja. 

Organizata juaj mund të përmirësojë shumë operacionet e veta duke rritur nivelet e ndërveprueshmërisë në fushat e përmendura, por gjithashtu duke garantuar sigurinë dhe privatësinë në shkëmbimin e të dhënave, duke i dhënë përparësi përdorimit të shërbimeve përmes kanaleve dixhitale, duke siguruar qasje afatgjatë në ruajtjen e të dhënave dhe duke vlerësuar rregullisht efektivitetin dhe efikasitetin e zgjidhjeve dixhitale të ofruara për qytetarët dhe bizneset.

 

*Ndërveprimi konsiderohet si aftësia për të ndërvepruar drejt qëllimeve me përfitim reciprok me organizata të tjera me anë të shkëmbimit të të dhënave midis sistemeve të tyre TIK. Ajo matet në pajtim me 12 parimet e ndërveprueshmërisë të identifikuara në Kornizën Evropiane të Re të Ndërveprueshmërisë (EIF)[1].

 

 

Nivel i mesëm 26-50%

 

Organizatat e sektorit publik në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë të hershme nga pikëpamja e ndërveprueshmërisë. Në këtë fazë të hershme, ju mund të keni ndërmarrë disa hapa për të implementuar një nivel bazë të hapjes dhe/ose transparencës së të dhënave dhe mundësisht të neutralitetit teknologjik dhe mbartshmërisë së të dhënave në njëfarë mase. Ndoshta ju keni filluar të eksperimentoni ose të implementoni nivele më të avancuara të ndërveprueshmërisë, siç janë zgjidhjet, informacionet dhe të dhënat e ripërdorshme, qasja në zgjidhje përmes kanaleve të shumëfishta dhe krijimi i një pike të vetme kontakti për shërbimet që ju i ofroni. Keni implementuar një nivel fillestar të inklusionit të personave më të cenueshëm (duke përfshirë personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe grupet e tjera) dhe qasjes së tyre në shërbimet tuaja. 

Organizata juaj mund të përmirësojë shumë operacionet e veta duke rritur nivelet e ndërveprimit në fushat e lartpërmendura, por gjithashtu duke garantuar sigurinë dhe privatësinë në shkëmbimin e të dhënave, duke i dhënë përparësi përdorimit të shërbimeve përmes kanaleve dixhitale, duke siguruar qasje afatgjatë në ruajtjen e të dhënave dhe duke vlerësuar rregullisht efektivitetin dhe efikasitetin e zgjidhjeve dixhitale të ofruara për qytetarët dhe bizneset.

 

*Ndërveprimi konsiderohet si aftësia për të ndërvepruar drejt qëllimeve me përfitim reciprok me organizata të tjera me anë të shkëmbimit të të dhënave midis sistemeve të tyre TIK. Ajo matet në pajtim me 12 parimet e ndërveprueshmërisë të identifikuara në Kornizën Evropiane të Re të Ndërveprueshmërisë (EIF)[2].

 

Nivel mesatarisht i avancuar 50-75%

 

Organizatat e sektorit publik në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë mesatarisht të avancuar nga pikëpamja e ndërveprueshmërisë. Në këtë fazë, ju keni ndërmarrë hapa për të implementuar hapjen dhe/ose transparencën e të dhënave dhe mundësisht neutralitetin teknologjik dhe mbartshmërinë e të dhënave në një masë të konsiderueshme. Ju keni filluar të eksperimentoni ose të implementoni nivele më të avancuara të ndërveprueshmërisë, siç janë ripërdorshmëria e zgjidhjeve, informacioneve dhe të dhënave, qasja shumëkanalore në zgjidhje dhe krijimi i një pike të vetme kontakti për shërbimet që ju i ofroni. Ju jeni përpjekur të implementoni zgjidhje për inklusionin e personave më të cenueshëm (duke përfshirë personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe grupet e tjera) dhe qasjen e tyre në shërbimet tuaja. 

Organizata juaj ende mund të përmirësojë operacionet e veta duke rritur nivelet e ndërveprimit në fushat e lartpërmendura, por gjithashtu duke garantuar sigurinë dhe privatësinë në shkëmbimin e të dhënave, duke i dhënë përparësi përdorimit të shërbimeve përmes kanaleve dixhitale, duke siguruar qasje afatgjatë në ruajtjen e të dhënave dhe duke vlerësuar rregullisht efektivitetin dhe efikasitetin e zgjidhjeve dixhitale të ofruara për qytetarët dhe bizneset.

 

*Ndërveprimi konsiderohet si aftësia për të ndërvepruar drejt qëllimeve me përfitim reciprok me organizata të tjera me anë të shkëmbimit të të dhënave midis sistemeve të tyre TIK. Ajo matet në pajtim me 12 parimet e ndërveprueshmërisë të identifikuara në Kornizën Evropiane të Re të Ndërveprueshmërisë (EIF)[3].

 

Nivel i avancuar 76-100%

 

Organizatat e sektorit publik në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë të avancuar nga pikëpamja e ndërveprueshmërisë. Në këtë fazë, ju tashmë keni zbatuar dhe planifikoni të zbatoni zgjidhje ndërvepruese në shumicën e fushave, duke përfshirë hapjen dhe/ose transparencën e të dhënave, neutralitetin teknologjik dhe mbartshmërinë e të dhënave në një masë të gjerë. Ju tashmë keni implementuar nivele më të avancuara të ndërveprueshmërisë, siç janë ripërdorshmëria e zgjidhjeve, informacioneve dhe të dhënave, qasja shumëkanalore në zgjidhje dhe krijimi i një pike të vetme kontakti për shërbimet që ju i ofroni. Ju tashmë keni implementuar zgjidhje për inklusionin e personave më të cenueshëm (duke përfshirë personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe grupet e tjera) dhe qasjen e tyre në shërbimet tuaja. Ju garantoni sigurinë dhe privatësinë në shkëmbimin e të dhënave, i jepni përparësi përdorimit të shërbimeve përmes kanaleve dixhitale dhe siguroni qasje afatgjatë në ruajtjen e të dhënave. 

Organizata juaj dhe qytetarët/bizneset që ju u shërbeni po korrin përfitimet e ndërveprueshmërisë së lartë në ofrimin e shërbimeve të shpejta dhe të besueshme. Ju ende mund të përmirësoni operacionet tuaja, duke vazhduar përpjekjet për të qëndruar në krye në fushën e ndërveprueshmërisë dhe duke vlerësuar rregullisht efektivitetin dhe efikasitetin e zgjidhjeve dixhitale që ju i ofroni për qytetarët dhe bizneset.

 

*Ndërveprimi konsiderohet si aftësia për të ndërvepruar drejt qëllimeve me përfitim reciprok me organizata të tjera me anë të shkëmbimit të të dhënave midis sistemeve të tyre TIK. Ajo matet në pajtim me 12 parimet e ndërveprueshmërisë të identifikuara në Kornizën Evropiane të Re të Ndërveprueshmërisë (EIF)[4].

 

  1. Dixhitalizimi i gjelbër

Nivel bazik 0-25%

Organizatat e sektorit publik në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë shumë të hershme nga pikëpamja e dixhitalizimit të gjelbër. Ju mund të filloni duke marrë parasysh aspektet mjedisore në zgjedhjet tuaja të dixhitalizimit. Ju mund të përdorni teknologjitë dixhitale në mënyrë që ato të kontribuojnë në qëndrueshmërinë e operacioneve (duke përfshirë operacionet e brendshme/të jashtme, ofrimin e shërbimeve dixhitale, blerjen dhe prokurimin publik etj.). Teknologjitë dixhitale mund të mbështesin zvogëlimin e emetimeve dhe ndotjes, si edhe menaxhimin e mbeturinave. Gjithashtu, ato mund të mbështesin përdorimin e optimizuar të burimeve në mënyrë që operacionet dhe shërbimet për qytetarët/bizneset të jenë të gjelbra dhe miqësore ndaj mjedisit. 

Zgjidhjet dixhitale mund të përdoren për të zvogëluar ndikimin e organizatës në mjedis. Materialet/produktet e përdorura nga organizata mund të jenë të gjurmueshme. Energjia mund të vijë nga burime të qëndrueshme jashtë vendit ose në vend. Proceset administrative mund të kryhen pa letër. Ndikimi mjedisor në zgjedhjet dhe praktikat dixhitale mund të merren parasysh atëherë kur blihen pajisjet e IT-së. 

 

* Dixhitalizimi i gjelbër i referohet aftësisë së një organizate për të kryer dixhitalizimin me një qasje afatgjatë që merr përgjegjësi dhe kujdeset për mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë e burimeve natyrore dhe mjedisit natyror (eventualisht duke ndërtuar një avantazh konkurrues nga kjo qasje).

 

Nivel i mesëm 26-50%

 

Organizatat e sektorit publik në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë të hershme nga pikëpamja e dixhitalizimit të gjelbër. Aspektet mjedisore merren parasysh nganjëherë  në zgjedhjet e dixhitalizimit. Teknologjitë dixhitale mund të kenë filluar të kontribuojnë në qëndrueshmërinë e operacioneve (duke përfshirë operacionet e brendshme/të jashtme, ofrimin e shërbimeve dixhitale, blerjen dhe prokurimin publik etj.). Megjithatë, teknologjitë dixhitale mund të mbështesin në mënyrë thelbësore zvogëlimin e emetimeve dhe ndotjes, si edhe menaxhimin e mbeturinave, ose të mbështesin përdorimin e optimizuar të burimeve për të siguruar operacione të gjelbra dhe miqësore ndaj mjedisit dhe ofrimin e produkteve për klientët. 

Zgjidhjet dixhitale mund të përdoren në mënyrë aktive për të zvogëluar në mënyrë thelbësore ndikimin e organizatës në mjedis. Materialet/produktet e përdorura nga organizata janë të gjurmueshme. Energjia mund të vijë nga burime të qëndrueshme jashtë vendit ose në vend. Disa procese administrative janë pa letër, por jo të gjitha ende.  Ndikimet mjedisore në zgjedhjet dhe praktikat dixhitale merren parasysh pjesërisht atëherë kur blihen pajisjet e IT-së.

 

* Dixhitalizimi i gjelbër i referohet aftësisë së një organizate për të kryer dixhitalizimin me një qasje afatgjatë që merr përgjegjësi dhe kujdeset për mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë e burimeve natyrore dhe mjedisit natyror (eventualisht duke ndërtuar një avantazh konkurrues nga kjo qasje).

 

Nivel mesatarisht i avancuar 50-75%

 

Organizatat e sektorit publik në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë mesatarisht të avancuar nga pikëpamja e dixhitalizimit të gjelbër. Aspektet mjedisore merren parasysh pjesërisht në zgjedhjet e dixhitalizimit. Teknologjitë dixhitale tashmë mund të kontribuojnë në njëfarë mase në qëndrueshmërinë e operacioneve (duke përfshirë operacionet e brendshme/të jashtme, ofrimin e shërbimeve dixhitale, blerjen dhe prokurimin publik etj.). Teknologjitë dixhitale mund të mbështesin në njëfarë mase zvogëlimin e përgjithshme të emetimeve dhe ndotjes ose menaxhimin e mbeturinave. Teknologjitë dixhitale mbështesin në njëfarë mase përdorimin e optimizuar të burimeve në mënyrë që operacionet dhe shërbimet për qytetarët/bizneset të jenë të gjelbra dhe miqësore ndaj mjedisit. 

Zgjidhjet dixhitale kontribuojnë pjesërisht në zvogëlimin e ndikimit të organizatës në mjedis. Materialet/produktet e përdorura nga organizata janë pjesërisht të gjurmueshme. Energjia mund të vijë nga burime të qëndrueshme jashtë vendit ose në vend. Proceset administrative bëhen kryesisht pa letër. Ndikimet mjedisore në zgjedhjet dhe praktikat dixhitale merren parasysh atëherë kur blihen pajisjet e IT-së.

 

* Dixhitalizimi i gjelbër i referohet aftësisë së një organizate për të kryer dixhitalizimin me një qasje afatgjatë që merr përgjegjësi dhe kujdeset për mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë e burimeve natyrore dhe mjedisit natyror (eventualisht duke ndërtuar një avantazh konkurrues nga kjo qasje).

 

Nivel i avancuar 76-100%

 

Organizatat e sektorit publik në këtë nivel pjekurie kanë prirje të jenë në një fazë të avancuar lidhur me dixhitalizimin e gjelbër*. Aspektet mjedisore merren parasysh në shumicën e zgjedhjeve lidhur me dixhitalizimin, duke përfshirë prokurimin, konsumin e energjisë dhe ripërdorimin e burimeve. Teknologjitë dixhitale po kontribuojnë në qëndrueshmërinë e operacioneve (duke përfshirë operacionet e brendshme/të jashtme, ofrimin e shërbimeve dixhitale, blerjen dhe prokurimin publik etj.). Ka të ngjarë që teknologjitë dixhitale mbështesin zvogëlimin e emetimeve dhe ndotjes, si edhe menaxhimin e mbeturinave. Teknologjitë dixhitale mbështesin edhe përdorimin e optimizuar të lëndëve të para dhe ofrimin e produkteve për qytetarët/bizneset. 

Zgjidhjet dixhitale përdoren për të zvogëluar ndjeshëm ndikimin e organizatës në mjedis (duke përfshirë përmirësimin e efikasitetit energjetik). Materialet e përdorura nga organizata janë shumë të gjurmueshme edhe në kohë reale. Energjia vjen nga burime të qëndrueshme jashtë vendit ose në vend. Të gjitha proceset administrative bëhen pa letër. Ndikimi në mjedis integrohet pa probleme në zgjedhjet dhe praktikat e dixhitalizimit. 

* Dixhitalizimi i gjelbër i referohet aftësisë së një organizate për të kryer dixhitalizimin me një qasje afatgjatë që merr përgjegjësi dhe kujdeset për mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë e burimeve natyrore dhe mjedisit natyror (eventualisht duke ndërtuar një avantazh konkurrues nga kjo qasje).


 

[1] https://ec.europa.eu/isa2/sites/default/files/eif_brochure_final.pdf

[2] https://ec.europa.eu/isa2/sites/default/files/eif_brochure_final.pdf

[3] https://ec.europa.eu/isa2/sites/default/files/eif_brochure_final.pdf

[4] https://ec.europa.eu/isa2/sites/default/files/eif_brochure_final.pdf